Një 16-vjeçare është nominuar për çmimin Nobel për paqe, pasi ajo e vetme ka nisur një protestë që në muajin gusht për ndryshimet klimaterike.

Greta Thunberg e nisi protestën e saj në Suedi në shkollën e saj duke shkruar një artikull të goditur për ndryshimin klimatik në botë.

Thunberg frymëzoi shumë nxënës dhe studentë të botës që të protestojnë duke bojkotuar mësimin çdo të premte.

16-vjeçarja është shprehur falenderuese për nominimin e saj në profiling e saj në Tëitter.

‘Jam shumë e nderuar dhe mirënjohëse për këtë kandidim. Nesër ne do të bojkotojmë mësimin për të ardhmen tonë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa të jetë nevoja’, shkruan Greta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here