Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rastet e dhunës, përfaqësuesi i TikTok-ut vjen në Tiranë, takim me nxënës: Do të përmirësohet platforma

12:50 / February 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
65d5de664caefballa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas rasteve të shumta të dhunës, bullizmit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, autoritet vendasve janë të fokusuar në ndryshimin e ligjit me qëllim parandalimin dhe dënimin e ashpër për autorët e këtyre rasteve. Në Tiranë ka ardhur një nga drejtuesit e TikTok, Jakub Olek, drejtor për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë, i cili bashkë me ministrin e Brenshëm, Taulant Balla zhvilluan një seancë pyetje-përgjigje me nxënës të shkollave të mesme. Paketa e Sigurisë në shkolla po fokusohet edhe tek vigjilenca kundër dhunës, dezinformimit, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.

Përfaqësuesi i TikTok shtoi se TikTok ka mbi 40 mijë punonjës të angazhuar për sigurinë e platformës dhe se në platformë nuk tolerohet asnjë lloj forme dhune, gjuhë urrejtjeje apo bullizmi. Nisur nga ngjarjet e fundit në Shqipëri, të cilat i cilësoi si shumë të trishtueshme, Olek deklaroi se janë duke diskutuar për të përmirësuar platformën.

“Në platformë nuk duam asnjë lloj forme dhune, gjuhë urrejtjeje, bullizmi ose dhunë ndaj grave. Kjo është diçka që nuk ka vend në platformën tonë dhe është hequr nga platforma kur ka përmbajtje të tilla, ose edhe kur përdoruesit krijojnë përmbajtje të tilla, ata do të hiqen nga platforma tërësisht. Ngjarjet e fundit në Shqipëri që kanë qenë shumë të trishtueshme, sigurisht ne i kemi parë me shumë kujdes dhe kemi diskutuar në ekip sesi mund të përmirësojmë platformën”, u shpreh përfaqësuesi i lartë i Kompanisë.

Balla u shpreh se jemi në kohën e duhur për të rritur vigjilencën sa i përket një sërë fenomenesh që ndodhin çdo ditë, që kanë të bëjnë me dhunën online, me shantazhin brenda apo jashtë shkollës.

“E kam shprehur shqetësimin sesi në këtë rrjet ka një gjuhë të pakontrolluar, mesazhet e një gjuhe tërësisht të pahijshme duke shkuar pastaj edhe në promovimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, sikurse mund të jetë edhe përdorimi i lëndëve narkotike. Janë një shqetësim për ne, janë një shqetësim për mua si Ministër i Brendshëm, por më shumë se kaq, janë një shqetësim për mua edhe si një baba i një djali 14-vjeçar, dhe se përgjegjësia ime është njëlloj për të gjithë ju dhe për të gjithë moshatarët tuaj”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

TiKTok
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.