Erla Mëhilli ka reaguar pas pushimit nga puna të kameramanit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Igli Zela. Erla shkruan se PD-ja është kthyer në një parti bolshevike e cila të pret kokën nëse flet.
Kameramani i ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe më pas për 6 vite kameraman i Lulzim Bashës, Igli Zela është pushuar nga puna.
Shkarkimi i tij është bërë me motivin se lidhet me ristrukturimin që po ndodh në PD, por për disa zëra të tjerë Zela është shkakuar pasi shkrepi një foto me zëdhënësen e Sali Berishës, Erla Mëhillin.
Pas kontaktimit me zyrën e shtypit të PD-së, të cilët as nuk e kanë pohuar dhe as nuk e kanë mohuar motivin e shkarkimit të fotografit.
Një reagim ka ardhur edhe nga zëdhënësja e Berishës, e cila shkruan se PD-ja është kthyer në një parti bolshevike e cila të pret kokën nëse flet.
“PD është bërë parti bolshevike, po mendove ndryshe, po guxove të flasësh të pritet koka,”– shkruan Mëhilli.
