Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas dorëheqjes/ Ish-Prefekti Jaku: Qasja ime ua ka prishur gjumin disave

20:17 / April 26, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjok Jaku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjok Jaku ka reaguar disa ditë pas dorëheqjes nga posti i prefektit të Lezhës.

Deklarata e plotë

Miqtë e mi!

Përgjatë gjithë këtyre ditëve, pasi u largova me dorëheqje nga puna, kam patur një numër të madh reagimesh, mesazhe në të gjitha mjetet e komunikimit, reagim miqësor që më bëri të ndjehem kaq mirë. Një pjesë e tyre zgjodhen të komunikonin përmes fb., të afishohen në mbështetjen e tyre, një pjesë përmes sms “në privatësi”. Por siç ndodh rëndom, një pjesë e bashkëpunëtorëve “u fshehën” për arsye që unë i mirëkuptoj, por do t’ju kujtoj një shprehje popullore ‘kur mu dogjën mullarët, njofta ndrikullat dhe kumbarët’.

I nxitur nga disa aludime, por dhe pse-ja e ngritur nga miqtë e ndjekësit, si njeri me aktivitet mjaftueshëm publik, dhe si detyrim ndaj jush e shumëkujt që më ka mbështetur në 30 vjet, në të mirë e në situatën që kam kaluar, ndjej detyrimin të sqaroj disa momente.

Së pari, karriera ime është mbështetur kryesisht në garë. Kam garuar në 5 raste e kam fituar 4 prej tyre, falë mbështetjes komunitare, por dhe sjelljes time me pushtetin e fituar prej tyre. Kurrë nuk harrova se ky pushtet “duhet ndarë” me ata që më besuan e duhet sillem me përulje ndaj njerëzve, të jetoj me ta e njësoj si ato, besimi i dhënë përmes votës duhet respektuar deri në fund në kohë, filozofinë e moralin që je votëbesuar.

Së dyti, nuk jam tërhequr se ma ka diktuar dikush, se nuk kam pranuar kurrë të diktohem e as lejoj të “mbaj hundën” në gishtat e dikujt. Liria ime është gjëja më e shenjtë dhe e shtrenjtë, për të cilën u angazhova në vitin ’90 e në vijim.

Për ata që nuk e dinë, unë kam dhënë dorëheqje nga funksioni dhe në 4 raste të tjera në vitet ’91, 2000, 2008 dhe 2011, ç’ka do të thotë për mua kurajo dhe aspak “lidhja pas karriges” si qëllim, madje më është bërë sport tanimë. Si dhe herët tjera as kësaj radhe nuk jam larguar për diçka më të madhe, as fare, as për ndonjë kompromis “nën mëngë”, nuk pres asgjë nga askush.

Gjatë ushtrimit të detyrës kam denoncuar me shkrim e me gojë, në media fenomene që demtojnë mjedisin tonë shoqëror, perspektiven e zhvillimit të qëndrueshëm etj, janë aty në dokumente e protokolle qëndrimi im për masakrën mjedisore në lumin Mat, Drin, në bregdetin nga Shengjini në Tale e Patok, luftën pa kompromis ndaj kultivimit të bimëve narkotike, sjelljen morale të administratës ndaj qytetarit e punës…

Mirëpo kjo qasje imja ndaj këtyre problemeve me siguri “ka prish gjumin” e ndokujt që realitetin e sheh vetem permes elozheve në rrjetet sociale të punësuarve në administratë që bëjnë vetëm këtë punë.

Mua s’më rri mirë kostumi i njeriut të bindur, të perulur para arrogancës që herë herë pushtetarët manifestojnë.

Për mua ligji, e mira publike dhe e individit janë parimet më të larta që më kanë udhëhequr në punë dhe jo filozofia e repartit politik. At Zef Pllumi thotë ” Atdheu nuk janë malet, fushat e prrojet kot. Atdheu është e drejta jote, familja, nderi yt, puna e djersa jote…”

Miqtë e mi!

Duke ju falenderuar pafund sejcilin prej jush, emër për emër, për mbështetjen, komunikimin, reagimin miqësor e inkurajues, mbetem gjithnjë një mik por dhe një zë aktiv bazuar mbi parimet e mia morale e të lirisë, eksperiencës për të vijuar aktivisht jetën publike në hapin e radhës.

I madhi Konica thoshte: “Shqiptari asht por s’din me thanë jam”. Ajo që unë di është të mos hesht e t’mos ndaloj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga pritja në Pallatin Elysee, mirëpritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij

22:24 / November 10, 2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026

“Strasburgu në favor të Fredi Belerit”, GJEDNJ kritikon paraburgimin si joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë 5,450 euro dëmshpërblim

15:50 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.