Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhunimi i dy mjekëve, reagon QSUT: Rastet e përsëritura, autoritetet të marrin masa

17:24 / March 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
QSUT
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka  dënuar sot dhunë e ushtruar ndaj bluzave të bardha.

Nëpërmjet një njoftimi, QSUT shkruan se, për fat të keq, rastet e ushtrimi të dhunës ndaj mjekëve nuk janë të izoluara, por të përsëritura, ndërsa i kanën bërë thirrje autoriteteve që të marrin masat e duhura.

Më herët gjatë ditës së sotme u dhunua në spitalin e Lezhës një mjek. Mjeku dermatolog i cili  u dhunua, është shtetasi Zef Doda, i cili është dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Tiranës. Ai do të mbahet në terapi në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë, pasi pas përfundimit të ekzaminimit të gjendjes së mjekut Doda, është arritur në konkluzionin se ai ka thyerje të kockave të fytyrës.

Po ashtu në Tiranë raportohet të jetë dhunuar në Urgjencën Kirurgjikale në QSUT mjekja specializante V.Zyka. Rasti i mjekes së QSUT-së ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërsa është raportuar sot.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dënon rëndë aktin e dhunës së ushtruar nga një person i papërgjegjshëm, kundrejt mjekes specializante të Klinikës së parë të Kirurgjisë V. Z, gjatë ushtrimit të detyrës në Urgjencën Kirurgjikale.

Një person i dehur, i papërgjegjshëm, i afërm i një pacienteje e cila po merrte shërbim mjekësor, ka dhunuar mjeken dhe më pas është konfliktuar edhe me forcat e rendit, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre në shërbimin e Urgjencës Kirurgjikale.

Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur,

që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës.

Drejtoria e QSUT edhe një herë dënon aktin e dhunës të ushtruar ditën e djeshme ndaj personelit mjekësor dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.

Dhuna Reagon QSUT
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë në festën e 4 Korrikut në Nju Jork, plagosen 8 persona mes tyre 4 fëmijë

17:54 / July 5, 2026

Protestuesit prej më shumë se një muaji thërrasin “Berisha në burg,“ Kreu i PD: Kërkesat e tyre janë edhe të PD-së…

17:20 / July 5, 2026

Arrestimi i 21 protestuesve, Gjykata e Tiranës jep vendimin: Dy prej tyre mbeten në arrest shtëpie. Lirohen 19 të tjerët

16:00 / July 5, 2026

Rama u drejtohet “flamingove”: Ju nuk ishit gabim, por protesta juaj u devijua dhe u përdor si alibi

15:20 / July 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.