Real Madrid, edhe pse me pak vështirësi, ia doli të marrë fitoren e dytë radhazi pas rifillimit të futbollit. Madrilenët mposhtën me rezultatin 2-0 Seviljen. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola 0-0, teksa të besuarit e trajnerit Zidan duhej të prisnin minutën e 61, kur Benzema shfrytëzoi asistin e Hazard dhe i kaloi në avantazh të tijtë.
Goli lehtësoi “Los Blancos”, që pas 13 minutash shënuan të dytin me Asension. Sulmuesit iu desh më pak se një minutë nga aktivizimi i tij, ndërsa festoi realizimin e parë pas atij dëmtimi që e kishte lënë jashtë fushe prej fillimit të sezonit. Sakaq, në të 86-tën, Asensio ishte sërish protagonist me pasimin e tij për Benzema, i cili shënoi golin e tretë dhe të dytin personal.
Kështu, Zidan, falë koronavirusit, tashmë do të ketë edhe një armë më shumë për pjesën e mbetur të sezonit. Ndërkohë, ky trepikësh ishte mjaft i rëndësishëm për të mbajtur edhe hapin e Barcelonës e cila udhëheq La Liga-n me dy pikë avantazh.
