Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Receta/ Japrak me mish të grirë

15:52 / May 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
japrak mish receta gatimi tradicionale shqiptare kuzhina shqip shije artigatimit 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Japrak me mish është një versin tjetër i recetës japrak me gjethe rrushi. Kjo recetë përgatitet në pranverë kur gjethet janë të njoma. Por edhe më vonë ne mund te përdorim gjethe nga majat e hardhive të rrushit. Përbërësit për Receta Japrak me Mish të grirë 40-50 gjethe hardhie rrushi 500 gr mish vici i grirë 200 gr oriz 400 ml ujë 4-5 qepë të njoma 50 ml vaj ulliri.

japrake

Përbërësit për receta japrak me mish të grirë
40-50 gjethe hardhie rrushi
500 gr mish vici i grirë
200 gr oriz
400 ml ujë
4-5 qepë të njoma
50 ml vaj ulliri
kripë
piper
mendrës
kopër

receta gatimi japrak kuzhina shqiptare artigatimit shqip shije

Përgatitja Japrak me Mish

Për të përgatitur japrak me gjethe rrushi sigurohemi që gjethet janë të freskëta dhe të njoma, është shumë e rëndësishme pasi receta nuk del e realizuar. Lajmë mirë gjethet e hardhisë në ujë të rrjedhshëm dhe i lemë për gati 2 minuta në ujë të valuar. I kullojmë dhe i hapim në tavolinë.

Përgatitja e mbushjes për japrak me mish
Në një enë me pak vaj ulliri hedhim mishin dhe e kaurdisim në zjarr të ngadalshëm. Pasi e shikojmë që mishi është bërë duke i shtuar edhe pak ujë që të ziej mirë. Më pas shtojmë qepët e prera hollë duke vazhduar kaurdisjen. Më pas shtojmë orizin, pak kripë, erëzat dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit.

receta gatimi japrak kuzhina shqiptare artigatimit shqip shije life

Mbushja e japrakëve më mish
Në fund të enës ku do ziejmë japrakët vendosim disa gjethe hardhie. Më pas mbushim gjethet me anë të një luge me masën që përgatitëm. Japrakët më mish mbështjellim duke i dhënë formë gjatësore ose mund ti palosim sipas dëshirës, mjaon që mbushja mos të dali. Nëse gjethet janë të vogla mund të vendosim dy gjethe së bashku.

Japrakët e përgatitur i vendosim njëri mbi tjetrin në 2-3 shtresa në enë. U vendoset sipër një pjatë dhe hedhim ujin e nxehtë. Mbulohet ena me kapak dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadalshëm për 20 minuta. Japrakët me mish i heqim nga zjarri dhe i lemë për gati 10 minuta me kapak mbuluar.

Japrak me mish janë gati, gjatë servirjes japrakët mund ti shoqërojmë me salca të ndryshme. Receta bazë për japrak pa mish. /artiigatimit/

grire mish receta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Napoli “mbretëresha” e ushqimit për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

10:43 / December 8, 2025

Recetat natyrale kundër kollës

13:20 / October 14, 2025

Të hash çdo ditë të njëjtën gjë, çfarë i ndodh organizmit

22:59 / August 29, 2025

Këto 5 ushqime nuk duhet t’i vendosni kurrë në derën e frigoriferit

11:18 / August 27, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.