Doni të shijoni një mesvakt të shëndetshëm apo nuk keni se me çfarë të qerasni miqtë? Mos u shqetësoni, pasi këto biskota të bëra në shtëpi janë të shëndetshme dhe me përbërës natyralë.
Dhe pse mund t’i blejmë në sekondë në dyqan, përgatitja në shtëpi të jep mundësinë të përdoresh përbërës me vlera ushqyese si frutat, tërshëra apo frutat e thata. Ndiqni këtë recetë të thjeshtë.
Biskota shtëpie me çokollatë
Për këtë recetëe duhet miell grurir. Ky produkt nëse konsumohet në sasi të moderuar, pavarësisht kundërshtive, ka shumë vlera ushqyese, si proteina, fibra, karbohidrate, vitamina dhe minerale. Në këtë rast i japim shije me kokrra çokollate.
PERBERESIT
një vezë
1/2 lugë kripë
1/2 lugë maja
2 tasa me miell gruri
3 lugë sheqer
2 tasa me kokrra çokollate
2 lugë me margarinë jo të kripur
PERGATITJA
Ngrohni furrën paraprakisht në temperaturën 180 gradë
Me një rrahës elektrik përzieni sheqerin dhe margarinën në një tas. Shtoni vezën dhe vazhdoni ta rrihni derisa të bëhet një masë homohjene, njësoj si ajo e tortave.Pastaj shtoni miellin bashkë me majanë dhe kripën pak e nga pak, gradualisht dhe mos ndaloni së rrahuri. Kur të mbaroni duhet që brumi të jetë kompakt sa që mund të punohet me dorë për të bërë formën e biskotave.
Në fund thjesht duhet të shtoni kokrrat e çokollatës, dhe piqini biskotat për 20 minuta.