Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Recetë/ Brokoli me vezë dhe gjizë, një mëngjes i shijshëm dhe i shëndetshëm

14:34 / July 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
recete
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nisja e mëngjesit shëndetshëm është shumë e rëndësishme. Kjo pjatë përbëhet nga dy përbërës fantastik në vlera ushqyese, vezë dhe brokoli.

Ja receta e thjeshtë e përgatitjes së brokolit me vezë krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e brokolit me vezë

Përbërësit për 4-5 persona:

300 gr brokoli, 4 kokrra vezë, 3-4 lugë gjelle gjizë ose djathë i thërrmuar, 2-3 filxhanë kafeje me vaj ulliri, kripë, piper

Përgatitja:

-Brokoli pastrohet nga gjethet dhe i hiqet kërcelli.

-Tufat e mëdha të luleve ndahen në degëza të vogla.

-Lahen në ujë të ftohtë dhe lihen të zjejnë në ujë të valuar me kripë për 10 minuta.

-Brokoli hiqet nga zjarri, kullohet uji dhe e nxehtë vendoset në një pjatë që të ftohet.

-Ndërkohë ndani të bardhat nga të verdhat e vezëve.

-Si fillim rrihni fort të bardhat e vezëve derisa masa të krijohet në formën e shkumës, më pas shtoni të verdhat, kripën, piperin vijoni t’i rrihni  edhe për pak.

-Vendosni një tigan në zjarr, shtoni aty vaj ulliri, lëreni të nxehet për 1-2 minuta dhe më pas shtoni aty vezën e rrashur, sipër saj vendosni degëzat e brokolit, gjizën apo thërrimet e djathit sipas dëshirës.

-Nëse dëshironi mund ta përgatisni në formën e omletës, në këtë rast, lëreni të piqet nga ana e poshtme dhe më pas ta ktheni përmbys që të piqet ana tjetër, ose ta përzieni nga pak derisa veza të mpikset dhe të jetë gati, të dyja mënyrat kanë njëlloj të shijshme.

Omleta1 750x500


m
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Napoli “mbretëresha” e ushqimit për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

10:43 / December 8, 2025

Të hash çdo ditë të njëjtën gjë, çfarë i ndodh organizmit

22:59 / August 29, 2025

1 milionë lekë gjobë Kozakut, mësoi keq turistët

14:25 / July 16, 2025

Njëri u hodh në det për t’i shpëtuar Policisë. Kush janë 3 të arrestuarit në Sarandë

09:44 / July 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.