Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Recetë/ Mish viçi me qumësht, ja si ta përgatisni

13:34 / August 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mishsalce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mish viçi me qumësht, një recetë e veçantë e shijshme dhe mbi të gjitha e shëndetshme, mund të qëndrojë dhe si pjatë më vete, por dhe mund të kombinohet me gatime të tjera.

Përbërësit

1 kg mish viçi i ndarë në copa të vogla, 4 lugë vaj ulliri, 2 thelpinj hudhër të grirë, 2 lugë majdanoz i grirë, piper i bluar, kripë, 1 gotë qumësht, gjysmë gote me lëng mishi.

Përgatitja

  1. Si fillim pastroni copat e mishit në mënyrë që të mos kenë dhjamëra.
  2. Në një tenxhere të thellë shtoni vajin e ullirit dhe thelpinjtë e hudhrës. Këtë tenxhere vendoseni në zjarr të avashtë, në mënyrë që vaji të mos digjet.
  3. Pasi të keni shpëlarë copat e mishit, shtojini në tenxhere për t’u skuqur lehtë. Marinojeni me kripë dhe piper, sasia e të cilëve është sipas dëshirës.
  4. Kur mishi të ketë marrë pak shije, shtoni qumështin dhe lëngun e mishit, në pamundësi të së cilit mund të përdorni edhe thjesht ujë. Diçka e tillë do ta lejojë mishin të përthithë erëzat që nevojiten në recetë.
  5. Mbulojeni pjesërisht me kapak dhe ziejeni në zjarr të ngadaltë, duke e përzierë shpesh, pasi qumështi tenton të ngjitet.
  6. Kur salca të jetë mpiksur, do të jetë formuar një krem i dendur, në këtë moment shtoni majdanozin e grirë hollë.
  7. Shërbeheni të ngrohtë në një pjatancë duke e spërkatur me hudhra të shtypura.

ja si ta pergatisim mish visci qumesht recete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Napoli “mbretëresha” e ushqimit për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

10:43 / December 8, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.