Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Recetë/ Qumështor, një ëmbëlsirë e shijshme në vetëm 30 minuta

13:42 / September 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
galaktompoureko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qumështori është një nga recetat tradicionale të Shqipërisë. Ja receta e thjeshtë që ju lejon ta përgatisni këtë ëmbëlsirë në vetëm 30 minuta.

Përbërësit për 4-5 persona

(Nëse doni ta përgatisni për më shumë persona mjafton të dyfishoni sasitë e përbëresve për kremin dhe sherbetin)

10-12 petë të gatshme (një pako)

Për kremin

2 kokrra vezë, 5 lugë gjelle sheqer, 2 lugë gjelle miell, 2 filxhan çaji me qumësht, pak vanilje.

Për Shurupin

2 gota ujë me sheqer, 1 gotë e gjysmë me ujë

qumeshtorpete

Përgatitja

  1. Si fillim vendosni në një tenxhere ujin dhe sheqerin që të ziejë për të përgatitur sherbetin.
  2. Në një tenxhere hedhim vezët, sheqerin, pak qumësht dhe rrihen mirë duke shtuar miellin e situr.
  3. Pastaj shtohet qumështi i nxehtë duke e trazuar vazhdimisht dhe vihet në zjarr që të marrë valë, pa ndërprerë të trazuarit.
  4. Hiqet nga zjarri, shtohet vanilje e holluar në qumësht dhe hidhet në enë tjetër që të ftohet pak.
  5. Merrni një tavë dhe pasi ta keni lyer me gjalpë shtroni pesë petë.
  6. Kur të keni vendosur pesë petët hidhni mbushjen e kremit.
  7. Veproni po njësoj dhe për pesë petët e tjera dhe në fund lyejeni qumështorin me gjalpë të shkrirë.
  8. Futeni për ta pjekur në furrë me 200-220 gradë në varësi të furrës suaj.
  9. Pjekja do të marri vetëm 15 minuta, pasi furra do të jetë e parangrohur, dhe kremi do të kërkojë më pak kohë që të mpikset.
  10. Kur të ketë marrë ngjyrën karakteristike të artë, fikeni furrën dhe lëreni të ftohet pak.
  11. Para se t’i hidhni sherbetin priteni në katrorë, në mënyrë që qumështori të marri ëmbëlsinë e duhur.

embelsire Qumështor recete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Kalaja e Rozafës thyen rekord në gusht, mbi 27 mijë vizitorë në vetëm një muaj/ Rritet me 11% interesi për trashëgiminë e Shkodrës

09:52 / September 7, 2026

Punishtet tradicionale të glikos në Përmet tërheqin vëmendjen e ekspertëve ndërkombëtarë, Slow Food i cilëson pasuri të trashëgimisë ushqimore shqiptare

13:49 / July 29, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.