Me rëndësi: Para se të fillosh per te përgatitur ëmbëlsirën lexojeni materialin në mënyrë që të kesh mundësi te planifikosh kohën, mbase nevojitet kohe e gjate per te qendruar ne ngrirje.
BRUMI:
- 200 g gjalp
- 3 ve
- 4 dl sheqer
- 1 lugë vanilje
- 2 lugë mjaltë
- 1 dl kakao
- 1 lugë kafes krip
- 3 dl miell
- 0,5 dl qumësht
- 150 gram cokollatë të thermuar
KREMA E MANAFERRAVE:
- 4 fleta xhelatinë
- 250 g manaferra të ngrira
- 2 lugë ujë
- 2 dl sheqer
- 2 lugë vanilje
- 4 dl ajkë
- 3 dl jogurt të trashë
Brumi:
- Shkrije gjalpin dhe lere anash të ftohet
- Përziejeni shpejt vetë, sheqerin, mjaltin kakaon, kripën e miellin.
- Shtoja gjalpin e shkrirë së bashku me qumshtin e cokollatën.
- Shtrije brumin në një tepsi të rrumbullakët të cilën e ke pais me letër gatimi (mundësisht tepsi).
- Piqe në mes të furrës në 175°c, afër 40 minuta. Lereni të ftohet por mos ja hiqni letrën anash se do tju nevojitet për kremin më vonë!
Krema e manaferrave:
- xhelatinën nxirre në ujë të ftohte
- Jepju një valë të shpejtë manaferrave me ujë dhe sheqer
- Nxirre xhelatinën prej ujit, lere mbi manaferra duke e përzi
- Leje të ftohet e vazhdo e përzieje
- Në një enë tjetër e tundë ajkën deri sa të trashet, e pastaj shto jogurt
- Duke mos e ndal mikserin nxirr ngapak krem të manaferrave mbi ajkën me jogurt
- Hidh gjith masën e përgatitur të manaferrave mbi brumin qe tashmë është ftohur
- Leje të ngrije gjat natës
- Nxirre prej ngrirje dhe lere të shkrihet në temperaturë të dhomës 5 orë ose në frigorifer 12 orë
- Mos harro te zbukurosh torten me disa manaferra.
