Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Recetë vjeshte, pastiço me sallam pikant dhe qepë të njoma

18:46 / October 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Patico 12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Përbërësit për 4-5 persona: 400 g makarona, format i shkurtër • 200 g gjizë • 200 g djathë i bardhë i prerë në kubikë të vegjël ose thërrime • 2 vezë • 4 qepë të njoma • 4 lugë vaj ulliri • 1 ose 2 thelpinj hudhër – nëse nuk ju pëlqen, mos e përdorni • 120-150 g sallam pikant, pançetë e tymosur ose atë që dëshironi • 1 grusht arra të qëruara.

Përgatitja: Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Vëmë makaronat të ziejnë në tenxhere me ujë të kripur. Ndërkohë, presim qepët e qëruara (lëmë mënjanë 1 qepë) në rrathë jo shumë të hollë dhe i skuqim në një tigan me vajin e ullirit dhe hudhrat e shtypura. Pasi të kenë marrë pak ngjyrë, u shtojmë pak nga uji i makaronave që po zien. E heqim tiganin nga zjarri pas 4-5 minutash derisa uji që kemi hedhur të ketë shteruar. I spërkatim me kripë e piper. Kullojmë makaronat e ziera dhe i përziejmë në një tas të madh bashkë gjizën, sallamin dhe qepën e skuqur. E hedhim masën në tavë të lyer me vaj ulliri dhe bukë të thekur të grirë. Në një tas, rrahim vezët me pirun, me pak kripë, shtojmë copat e djathit, qepën që kishim lënë mënjanë të prerë në rrathë si dhe arrat. E shpërndajmë masën e krijuar në tavë sipër makaronave dhe e vëmë të piqet në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 180° C për 30 minuta afërsisht ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë të artë sipër./Living.al/

Pastico qepe sallam pikant tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.