Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Referendumi i Foltores”: Selitë e PD-së Dibër nuk hapen më 18 dhjetor, SPAK-u po heton prodhimin e vulave

20:50 / December 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD Diber
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe në degët lokale të PD-së në Qarkun e Dibrës kanë nisur përgatitjet për “Referendumin” e thirrur nga grupi nismëtar i rithemelimit të Partisë Demokratike.

Çlirim Gjata ka kontaktuar dy ditët e fundit nismëtarët në bashkitë e këtij qarku dhe ka kërkuar nga ana e tyre të merren me organizimin e votimeve, në bazë të parimit “një antar-një votë”.

Nismëtarëve u është bërë e ditur nga drejtuesit aktual të PD-së Klos, Bulqizë, Dibër e Mat se zyrat nuk do të vihen në dispozicion të “Foltores” dhe se veprimi i tyre nuk është statutor.

Në pamundësi për të thirrur antarësinë në selitë blu të rretheve nismëtarët i janë drejtuar pushtetit lokal për ndihmë, duke kërkuar vënien në dispozicion të mjedise të tyre.

Mirëpo edhe këtu kanë hasur në vështirësi. Vendorët u kanë kërkuar organizatorëve që kërkesa e tyre të jetë zyrtare, me firmë dhe vulë.

Pikërisht vulosja e shkresave drejtuar bashkive i tremb organizatorët e referendumit në rrethe. Dihet se këto shkresa do të protokollohen dhe mund të hetohen lehtësisht nga strukturat e specializuara. Vulat në vendin tonë prodhohen nga Ministria e Brendëshme dhe me autorizim të institucioneve shtetërore.

Burime të rezervuara për tirananews bëjnë me dije se SPAK po heton në të gjithë vendin përdorimin e vulave të prodhuara në rrugë të paligjshme. Nismëtarët e referendumit kanë frikë se edhe ata do të hetohen dhe do të ndiqen penalisht për fallsifikim të vulave dhe logove.

Diber foltore selite vulave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.