Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Referendumi për Bashën në ambiente private? Si e shpjegon Bumçi

19:39 / December 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aldo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aldo Bumçi u mandatua si një nga anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të drejtimit të PD më 11 dhjetor.

Ditën që zyrtarisht Partia Demokratike ka thirrur Kuvendin në Pallatin e Kongreseve, ai dhe kolegët e tij kanë thirrur anëtarësinë e PD në referendumin që shtron si pyetje shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Por a ka gjasa që dy procese paralele mes demokratëve të përfundojnë në përplasje?

“Është vendimi i Kuvendit që anëtarësia të shprehet në referendum për shkarkimin e Bashës. Ne nuk duam përplasje me askënd”, thotë Bumçi.

Referendumi pritet që në pjesën më të madhe të zhvillohet në ambiente private: ‘Aty ku nuk ka pasur vullnet për të përdorur zyrën, ne kemi marrë ambiente të tjera”.

Por a do të rikthehet Komisioni i Rithemelimit pas datës 18 dhjetor në selinë e PD?

“Patjetër. Pas datës 18 kjo është selia e demokratëve. Është shtëpia e të gjithë demokratëve”, deklaroi ai.

Berisha paralajmëroi pak kohë më parë se mbërritja e Vuçiç në Tiranë do të shoqërohet me protesta dhe Bumçi konfirmon se thirrja për protesta nuk do të mungojë.

“Një gjë është e sigurt që, ne do të nisim protestën kundër Edi Ramës. Më 18 dhjetor, objektivi ynë është Edi Rama. Lulzim Basha është e kaluara”, thotë Bumçi.

Askush nuk e pranon se PD është ndarë pas 11 dhjetorit, por fakt është se të shtunën demokratët me mandate përfaqësimi janë thirrur të jenë në Kuvend me Bashën, teksa anëtarët në rrethe janë ftuar të votojnë për shkarkimin e vetë Bashës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.