Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Reforma në administratë, Braçe: Dembelët dhe të korruptuarit të ikin vetë, s’ka tolerime

17:01 / April 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brace cakaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një administratë publike e vogël, që kushton pak dhe krejtësisht funksionale ka qenë fokusi kryesor i takimit të zv. kryeministrit Erion Braçe me grupin e Posaçëm për Reformën në Administratën Publike. Në fjalën e tij, zv. kryeministri tha se të korruptuarit, të paaftët dhe emërimet partiake nuk do të tolerohen më në administratë. Merita, edukimi, profesionalizmi e përvoja dhe konkurrenca përmes tyre, do të jenë pikat kyçe që do ndikojnë në procesin e rektrurimit të një punonjësi të ri.

“Pastërtia e figurës së nëpunësit të administratës publike, posaçërisht në raport me ligjin dhe veprimet në përputhje me ligjin të cilitdo dhe kudo. Vlerësimin e punës përmes objektivave konkrete e të matshëm çdo muaj, në përputhje me kontratën e performancës së gjithsecilit dhe natyrisht dhe objektivat politike të çdo zyre të shtetit. Qëndrueshmërinë përmes mbrojtjes ligjore nga ndikimet e kohëpaskohshme politike apo dhe më keq, partiake. Ndershmërinë profesionale e të shërbimit, përkundrejt qytetarëve, garantuar nga transparenca dhe posaçërisht nga kundërveprimi ligjor ndaj çdo akti të korrupsionit, praktikave të ryshfetit, klientelizmit dhe në fund fare edhe përfitimeve në mënyrë të paligjshme”, tha Braçe teksa po tregonte kriteret për punësimin në administratë.

Ai u ka bërë një thirrje të gjithë punonjësve aktual të regjistruar në shtet, të bëjnë një analizë të punës së tyre dhe në rast se nuk do të ecin me ritmin që duhet, nuk do të tolerohen.

Gjithashtu, të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësuesi i lartë i  Komisionit Europian, Georg Ziegler, Zëvendës drejtor i njësisë për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, pranë Komisionit Europian, ambasadori Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Soreca dhe ministra të kabinetit qeveritar që mbulojnë fushat raportuese dhe përfaqësues të institucioneve dhe agjencive të përfshira në këtë proces, përfaqësues të shoqërisë civile.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta është “ulur” në kafe”, Minxhozi: Ka një palë të tretë, por pa lidership!

22:40 / July 9, 2026

“Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS

21:59 / July 9, 2026

Ankara – Kryeministri Rama pritet në takim nga Presidenti Erdogan në Pallatin Presidencial

14:47 / July 9, 2026

S’ka rezolutë të përbashkët për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, PD voton kundër në Strasburg: Përplasen për amendamentet e integrimit

13:56 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.