Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Reforma në drejtësi, delegacioni i KiE-së takim me Gjonajn: Në tryezë edhe SPAK e BKH

17:07 / October 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjonaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, priti bashkë-reporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ku diskutoi mbi procesin e vettingut, reformën në drejtësi, ngritjen e SPAK e BKH, luftën kundër korrupsionit si dhe situata politike në vend.
Në vizitën e tyre fakt-mbledhëse, pasi u njohën me të gjithë rezultatet që janë arritur, delegacioni bëri një vlerësim në secilin drejtim.

Ministrja Gjonaj, ka përcjellë disa nga detajet e këtij takimi, ku ndër të tjera shkruan:

“Pata nderin të mikpres miqtë e Shqipërisë bashkë-reporterë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, ku ndamë biseda të hollësishme mbi procesin e vettingut, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, ngritjen e SPAK e BKH, si dhe situatën politike në vend. Në kuadër të kësaj vizite fakt-mbledhëse, mundëm të marrim nga delegacioni vlerësimet më të mira për të gjithë punën që kemi bërë deri më sot për rimëkëmbjen e plotë të shtetit të së drejtës, i cili me hapat që ka bërë dhe bilancin që ka shënuar, padyshim është një surprizë unike për të gjithë ndërkombëtarët që e përkrahën, dhe një realitet jetik për të gjithë shqiptarët që e ëndërruan. Kënaqësi të dëgjonim prej delegacionit fjalët më çmuese për punën tonë, ku i sigurova se misioni ynë do të vijojë më tej me zbatimin e një sërë projektesh të rëndësishme, për të oksigjenuar plotësisht të gjithë hapësirat që deri më sot kanë cenuar raportin e qytetarëve me sistemin e drejtësisë”, nënvizon Gjonaj.
Delegacioni përbëhej nga z. Andrej Hunko nga Gjermania, përfaqësues i grupit parlamentar të së “Majtës së Bashkuar”, z. Joseph O’Reilly nga Irlanda, përfaqësues i grupit parlamentar i Partive Popullore Europian, z. Bas Klein zv/shef i Sekretariatit në Komisionin Monitorues, si dhe shefja e zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri Znj. Jutta Guezkow.

O’Reilly falënderoi ministren Gjonaj për transparencën, shpjegimin dhe objektivat e vendosura, ku gjithashtu tregoi rëndësinë që ka aplikimi i regjistrit elektronik për deklarimin e pasurisë.

Nga ana e saj, Gjonaj e siguroj se ky projekt është i përfshirë në planin antikorrupsion që ka hartuar Ministria e Drejtësisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.