Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Reforma Zgjedhore, Balla: Opozita të bashkëpunojë

13:56 / January 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Taulant Balla. ATSH foto Florian Abazi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mazhoranca kërkon bashkëpunimin e opozitës për të kaluar sa më parë paketën për reformën zgjedhore në mënyrë që t’i paraprihet zgjedhjeve lokale të qershorit.

Gjatë një prononcimi për mediet nga Kuvendi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se, është gati drafti ku përfshihet edhe pilotimi i votimit elektronik një ndër kërkesat kryesore të opozitës.

“Duhet të kalojë në Kuvend sa më parë paketa për reformën zgjedhore. T’i miratojmë në kohë për t’i paraprirë zgjedhjeve të qershorit”, tha Balla.

Ai falënderoi ambasadorin e BE, Lugi Soreca dhe ambasadorin e OSBE-së Borchardt, si edhe ambasadorët e vendeve të BE dhe të SHBA për interesin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i japin procesit të reformës zgjedhore.

Po ashtu theksoi Balla, ambasada gjermane ka qenë e përfshirë në përfshirë në asistencën për përmbylljen e reformës

“Jemi në kohë për të pilotuar votimin e elektronik. I kemi mundësitë për ta bërë në zgjedhjet e qershorit dhe nëse kjo është funksionale, të bëhet edhe në nivel kombëtar. Për PS e vetmja kërkesë ka qenë çështja e votimit të shqiptarëve jashtë vendit. Me të miratuar këtë reformë zgjedhore të nisim punën edhe për çështje të tjera”, tha Balla.

Po ashtu Balla foli edhe për reformën në drejtësi duke theksuar se dhe kjo reformë është në fazën përmbyllëse, me ngritjen së shpejti të institucioneve të reja, gjë që sipas tij tregon gatishmërinë për ecjen drejt objektivit kryesor integrimin drejt Bashkimit Europian.

I pyetur për ngritjen e një Komisioni Hetimor për DSIK, Balla u shpreh se, “kur bie fjala për Komisionet Hetimore deri më sot nuk ka ndonjë kërkesë nga ana e opozitës që të jetë refuzuar prej nesh. Pavarësisht se në shumicën e rasteve kërkesat bien në kundërshtim me parashikimet e Kushtetutës. Jemi dakord në parim me kërkesën, e cila në transpozimin nga kërkesë në vendim të Kuvendit duhet të jetë e qartë në përcaktimet që bën ligji për Komisionet Hetimore i vitit 2002, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe duhet që vendimi duhet të jetë i qartë edhe sa i përket parashikimeve në ligjin për informacionin e klasifikuar. PS i ka gati emrat për anëtar të komisionit, opozita nuk ishte ende gati për emrat”.

balla Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.