Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reforma zgjedhore/ Basha pas takimit me aleatët: Ky proces nuk duhet zvarritur, Bylykbashi dhe Vasili caktohen dakordësues të procesit

12:48 / January 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1575230139 basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Takimi i kësaj të marte në selinë e PD i kryedemokratit Basha, kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe aleatët, u finalizua me mandatin e dy “ndërmjetësuesve” për të arritur dakordësi me mazhorancën dhe opozitën e re parlamentare në këtë proces drejt një drafti të vetëm për zgjedhoren. Ata janë, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi, njohës i mirë i çështjeve zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për herë të parë u tërhoq nga kushti për përjashtimin nga ky proces të bashkëkryetarit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri.

Fjala e Bashës:

“Qëndrimi i opozitës së bashkuar në këtë proces është i pandryshuar nga ajo se çfarë është rënë dakord mes tyre prej muajit tetor: Gjithëpërfshirje në një tryezë jashtëparlamentare, transparencë dhe miratimi me konsensus në seancë plenare pa asnjë ndryshim i produktit të dakordësua

Prej muajit tetor opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm transparent për reformën zgjedhore. Ky është dhe një kusht i Bundestagut. Kanë kaluar 4 muaj dhe ky proces është zvarritur si shenjë e mungesës së vullnetit nga pala tjetër.

Sot opozita rikonfirmon qëndrimin për nisjen e reformës zgjedhore një orë e më parë dhe mandaton Bykykbashin dhe Vasilin për të dakordësuar mekanizmin për ecjen përpara të reformës zgjedhore.

Dua të falënderoj faktorin ndërkombëtar për ndihmën për të shtyre drejt një produkti i cili është vonuar 4 muaj dhe ti bëj thirrje palës tjetër të mos vonojnë për tu dhënë shqiptarëve zgjedhje të litra e të ndershme.

Nuk ka një tryezë nga komisioni i posaçëm. Ne kemi mundësuar një proces në të cilin të dakordohen mbi propozimin tonë prej tetorit, gjithëpërfshirës, konsensus dhe transparence totale dhe kalin në seancë plenare pa asnjë ndryshim.

Zgjidhja e krizës do vij përmes zgjedhjeve të parakohshëm parlamentare.

-Çështja e sistemit do preket?

Jemi të qartë në qëndrimet tona. Jemi dhe mbetemi të hapur për të diskutuar çfarëdo sistemi. Tu japim mundësi shqiptarëve të shprehen.

Në emër të opozitës ju informoj se ne kemi autorizuar 2 përfaqësues për të përsëritur qëndrimet tona.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE-ja përgatitet për valën e re të zgjerimit, Euronews: Shqipëria pranë anëtarësimit, Brukseli nis të mendojë si do të funksionojë me mbi 30 shtete

17:21 / August 13, 2026

Mësuesja turke që u arrestua në Shqipëri, ku kishte shkuar për pushime

17:02 / August 13, 2026

Kthesa e mandatit të katërt/ Rama thirrje të rinjve: Aplikoni për Rrjetin MIA, duam të dimë çfarë mund të bëhet më mirë nesër

16:04 / August 13, 2026

Të shtëna me armë pas konfliktit në Tiranë, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim

14:45 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.