Pas ambasadës së SHBA-së së Tiranë, edhe delegacioni i BE-së, thotë se nuk janë të përfshirë në asnjë ndërmjetësim sa i takon tejkalimit të krizës në komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Në reagim thuhet se Reforma Zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve. Gjithashtu Bashkimi Europian thekson nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Lexo edhe :
Related Posts
“Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve”.