Takimi për reformën zgjedhore mes maxhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare u mbaj menjëherë pasi kreu i PD-së Lulzim Basha bëri të ditur emrat e të deleguarve të opoziës për të dakordësuar për reformën.
Takimi u mbajt mes përfaqësuesve të opozitës dhe grupeve parlamentare në Parlament. Në këtë takim u ra dakord që të formohet Këshilli Politik me përfaqësuesë të opozitës, drejtuesve të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqesuesve të grupeve parlamentare në Kuvend.
Ky këshill do të mblidhet brenda muajit janar 2020 dhe do të autorizojë platformën e punës së procesit të reformës zgjedhore (publikuar nga dosja.al):
Një përfaqësi politike, (2 persona) nga opozita jashtë-parlamentare dhe ekspertë të saj, do të punojnë me dy bashkë-kryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ekspertët e atashuar pranë saj.
Cështjet që do të adresohen caktohen në vendimin e Kuvendit, nr 102/2017, i amenduar. “për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore”