Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reforma zgjedhore/ Gjiknuri: Nuk ka më Këshill Politik. Soreca kundër maxhorancës

14:20 / May 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reforma tryeza1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkëkryetari i maxhorancës në komisionin e Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri tha pas mbledhjes këtë të mërkurë se nuk do të ketë më Këshill Politik. Duke iu përgjigjur opozitës jashtëparlamentare, Gjiknuri tha se nëse nuk do të duan të vijnë javës tjetër ata i kanë votat.

“Këshilli Politik pa opozitën jashtëparlamentare nuk ka kuptim sepse Këshilli Politik është një mekanizëm negocimi mes Komisionit për Reformën Zgjedhore në Parlament dhe përfaqësuesve të opozitës që nuk janë në Parlament, kështu që nëse ata nuk duan të marrin më pjesë, më mirë ta thonë, t’ua thonë gjithë shqiptarëve ne e bëmë punën tonë, janë këto draftet që paraqitëm, le të na lenë ne pastaj të bëjmë punën tjetër”, tha Gjiknuri gjatë prononcimit për mediat

Por ambasdori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka kërkuar që Këshilli Politik të nisë punën, duke kundërshtuar kështu fjalët e thëna nga Gjiknuri.

“Thelbësore që Këshilli Politik të rifillojë punën ndër-partiake në Reformën Zgjedhore, edhe në kohë të vështira si COVID__19 herë. Thelbësore që reforma mbështetet nga të gjithë aktorët politikë, në interesin më të lartë Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushet sa më shpejt kushtet e përcaktuara nga Këshilli Europian”, tha përfaqësuesi i BE-së në Shqipëri përmes një statusi në rrjetet sociale.

Gjiknuri është kundërshtuar dhe nga opozita jashtëparlamentare, ku nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili është shprehur se maxhoranca po gënjen ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.

““Dje Soreka deklaronte në Euroneës Albania se sot do te mblidhej Keshilli Politik i Reformes Zgjedhore. Ne fakt mblidhej Komisioni i Reformes Zgjedhore, por Rilindja genjeu dhe u perpoq ta shiste ndryshe per te krijuar konfuzion”,- shkruan Vasili në Facebook.

Ndërsa Oerd Bylykbashi i PD-së tha se draftet e opozitës janë për tu diskutuar pikërisht në atë Këshill Politik dhe jo për komisionin e reformës zgjedhore që për partinë e Bashës nuk ka vlerë.

“”Komisioni ka pak vlerë për ne. Marrëveshja e janarit e cakton Komisionin thjesht si një instrument dhe Gjiknuri me Hajdarin janë vetëm përfaqësues të parlamentit në atë Komision. Mandatin e ka Këshilli Politik me bekimin e ndërkombëtarëve. Puna u ndërpre prej pandemisë më 9 mars. Propozimet janë në tryezën e Këshillit Politik jo Komisionit. Procesi i Reformës Zgjedhore ka një problem, ishte dukshëm pra mazhoranca socialiste do ta përdorë Këshillin Politik si një intrument përplasje, vetëm për fjalë dhe që mos bien dakord me asgjë. Nëse i kanë hipur këtij kali të gabuar do e çojnë në një hon të keq procesin zgjedhor”, tha Bylykbashi.

Ndërkaq, Rudina Hajdari e cila tashmë është kryetare e grupit opozitar në Parlament tha se propozimet e PD-së po shqyrtohet por nuk janë të realizueshme të gjitha teksa këmbënguli se beteja e saj për sistemin zgjedhor vijon.

“Komisioni po sheh të gjitha propozimet që janë paraqitur nga palët, edhe nga opozita. Konsensusi është fjali kryesore. Nëse ka një Reformë Zgjedhore që do i japë fund mënyrës si procedohet me zgjedhjet atëhere ne duhet të merremi me të. Beteja ime për sistemin zgjedhor do të vazhdojë. Parlamenti sot nuk e gëzon sovranitetin e popullit”, u shpreh Hajdari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, Marta Kos i kërkon falje Kurtit: Nuk duhej të kishte ndodhur

21:00 / November 18, 2026

Jakup Krasniqi përfundon vizitën pranë familjes, ish-kryetari i Kuvendit largohet nga Prishtina drejt Hagës

20:20 / November 18, 2026

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026

Vjedhja në Postën e Durrësit në dorën e SPAK, Prokuroria e rrethit shpall moskompencë: Ka grup kriminal dhe persona me imunitet të përfshirë

19:26 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.