Bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri tha se propozimet e opozitës për sistemin zgjedhor do të shqyrtohen në janar.
“Propozim që do trajtohet në janar ku ne do zhvillojmë një seancë të vecantë për çështjen e sistemit, dhe aktorë të tjerë për të paraqitur porpozime në lidhje me sistemin”, tha Gjiknuri.
Sipas tij, po përpilohet drafti teknik që mendohet të shkojë për opinion paraprak informal tek ODIHR e më pas të kalojë në procesin e votimit.
Lexo edhe- Zbulohen propozimet e opozitës, kërkohet ndryshim sistemi
Përsa i përket procesit të ankimimit, Gjiknurit tha se derisa të përfundojë procesi i vetingut, që përkon me vitin 2022, do të vijohet me procesin aktual të kolegjit zgjedhor. Ai shprehu mendimin se pas kësaj mendohet të aplikohet ankimi në Gjykata e Apelit Administrativ.
“Pastaj pasi të kryhet procesi i vetingut, nga 2022 dhe propozimi është i tillë, për cështjet zgjedhore të jetë gjykata e apelit administrativ. Ka dhe një propozim për të përfshirë në një shkallë të dytë, do të aplikohet pas krijimit të gjykatës së Apelit Administrativ e që mund të përfshihet dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë në shqyrtimet e natyrës zgjedhore”, tha ai.
