Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur sot për të diskutuar lidhur me disa prej çështjeve për Reformën Zgjedhore.Mbledhja e sotme e Këshillit Politik në Pallatin e Kongreseve u mbështet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bën të ditur se kjo mbështetje bëhet për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore.

