Ndihmës Sekretarja për Çështjet Konsullore Rena Bitter ka vizituar sot Shëngjinin gjatë udhëtimit të saj në Shqipëri, ku u takua me afganët që janë në pritje të zhvendosjes në Shtetet e Bashkuara.
Ajo shprehu mirënjohjen e saj për shqiptarët dhe qeverinë shqiptare për mikpritjen e ngrohtë të të shpërngulurve afganë.
Ndihmës Sekretarja do të takohet gjithashtu me zyrtarë të qeverisë dhe stafin e ambasadës gjatë vizitës së saj në Shqipëri.