Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Refugjatët në Gjadër! Marrëveshja me Italinë kalon me votat e PS në Komisionin e Jashtëm dhe të Ligjeve

12:41 / December 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1702294667 taulantballanekomision
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marrëveshja me Italinë për emigrantët që do strehohen në Gjadër të Lezhës, u miratua sot vetëm me votat e PS-së në komisonin e ligjeve dhe në Komisionine Jashtëm. Mbledhja u mbajt online. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dha shpjegime në lidhje me marrëveshjen si dhe u ndal në disa nga elementet kyçe të saj siç janë numri i përgjithshëm i mundshëm i migrantëve, afati i qëndrimit dhe daljes përfundimtare nga qendra.

“Përmes këtij protokolli, Shqipëria i jep në përdorim qeverisë italiane një sipërfaqe pasurie shtetërore për ngritjen e strukturave ku do të akomodohen emigrantët e parregullt që kërkojnë të shkojnë në Itali. Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj forme të cedimit të territorit, pasi ato mbeten territore të Republikës së Shqipërisë, por ne japim të drejtën e përdorimit të përkohshëm të një sipërfaqeje të caktuar paraprakisht në marrëveshje”,-tha Balla.

Balla nënvizoi faktin që të gjitha shpenzimet për zbatimin e këtij protokolli i përkasin palës italiane e cila do të duhet të paguajë edhe çdo kosto tjetër që mund t’i vijë Shqipërisë si pasojë e zbatimit të tij, përmes procesesh gjyqësore nga migrantët që kërkojnë azil. “Sqaroj që edhe për pjesën e sigurisë jashtë perimetrit, e cila do të mbulohet nga pala shqiptare, pra Policia e Shtetit, do të jetë pala italiane ajo që duhet të paguajë shpenzimet pranë kësaj qendre pritëse”, tha Balla.

Ai sqaroi detaje të marrëveshjes që janë keqinterpretuar në publik që kanë të bëjnë me numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve, periudhës së qëndrimit dhe afatit përfundimtar të daljes nga qendra.

“Sqaroj diçka që mund të keqinterpretohet, numri i migrantëve në territorin shqiptar, nuk mund të kalojë shifrën 3,000 persona. Koha e shqyrtimit të kërkesës për azil është rreth 28 ditë dhe në përfundim, qoftë pozitive, qoftë negative, aplikanti kthehet mbrapsht në Itali ose vendin e origjinës, pra asnjë nuk mund të qëndrojë në Shqipëri. Edhe në rast se migranti ka nevojë për trajtim mjekësor në spitale shqiptare, shpenzimet mbulohen gjithashtu nga pala italiane dhe brenda periudhës së përcaktuar, pra brenda 1 muaji”.

refugjate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.