Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh për Hashim Thaçin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

14:08 / August 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hashim thaci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hashim Thaçi nuk do të lirohet nga paraburgimi, pavarësisht se mbrojtja ofroi një dorëzani prej 50 mijë eurosh dhe propozoi 14 kushte për lirimin e tij me kusht.

Gjyqtari i vetëm në çështjen për tentim pengimi të drejtësisë vendosi t’ia zgjasë paraburgimin edhe për dy muaj, duke lënë në fuqi masën deri të paktën në tetor 2026.

Në vendim thuhet se garancia financiare prej 50 mijë eurosh, e ofruar nga vëllai i Thaçit dhe dy miq të tij, është një element pozitiv dhe ndihmon në uljen e rrezikut të arratisjes. Për këtë arsye, gjyqtari vlerësoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka arritur të argumentojë bindshëm se ekziston një mundësi reale që Thaçi të largohet.

Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta liruar nga paraburgimi. Sipas gjyqtarit, mbetet rreziku që Thaçi të ndikojë në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara ose të kryejë vepra të tjera të ngjashme, çka justifikon vazhdimin e masës së paraburgimit.

Hashim Thaçi është i vetmi nga të akuzuarit në këtë proces që vazhdon të mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen. Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj janë liruar më herët me kusht, nën 14 masa, përfshirë edhe dorëzaninë, ndërsa Hajredin Kuqi është mbrojtur në gjendje të lirë që nga fillimi i procesit.

garancia hashim thaci mbrojtja paraburgimi refuzim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026

“Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet”/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

15:13 / September 18, 2026

Integrimi/ Von der Leyen vjen në Shqipëri në fund të shtatorit, Serbia dhe Bosnja mbeten jashtë turit ballkanik të presidentes së KE-së

15:04 / September 18, 2026

Haradinaj dhe deputetët e Aleancës në shesh, i bashkohen protestës në mbështetje të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit

12:43 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.