Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Regisi u godit 27 herë me thikë, babai: E pres te shkallët çdo ditë, dua drejtësi. Këta kriminelë…

12:18 / June 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 49
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të martë, SPAK-u ka dhënë pretencën për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin, të akuzuar për dy vrasjet mafioze në Elbasan, rreth tre vite më parë, përkatësisht të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Për Hoxhën SPAK-u ka kërkuar 30 vite burg, ndërsa për Euglen Halilin, bashkëpunëtor i drejtësisë në proces, u kërkuan 12 vite burg. Gjyqi për Altin Hajrin për të njëjtat akuza është pezulluar deri në njoftimin dhe kapjen e tij. Babai i viktimës Regis Runajt ishte i pranishëm në seancë, ku nën zërin që i dridhet nga plaga e madhe, ai tha se ata janë familje e varfër, dhe se kërkon vetëm drejtësi.

“Jemi fukarenj, jemi njerëz të këputur, dua drejtësi për vrasjen e djalit. Gruaja ime është e sëmurë, shpesh e mbyll në dhomë, se kam frikë mos i ndodh diçka. Djalin ma vranë me 27 thika, u them këtyre çunave mua vetëm një thikë më duhet, që të shkoj tek im bir. Dua që këta dy çunat të marrin atë që meritojnë asnjë ditë më shumë. Çdo ditë rri në shkallë dhe pres djalin, por ai nuk vjen, më kuptoni dhe mua, ju i përqafoni fëmijët tuaj. Unë pres që djali të më kërkojë lekë për cigare”.

Vrasja e Emiljano Ramazanit dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23-vjeç, i vrarë me thikë.

Emiljano Ramazani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

17:18 / August 25, 2026

Kultivonin kanabis pranë shtëpisë, arrestohen babë e bir në Fushë-Arrëz

13:47 / August 25, 2026

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi babain/ 45-vjeçari “kyç” gojën para grupit hetimor: Bën gjeste skizofrenie

09:50 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.