Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Regjisori i filmit ”Prokurori”, prapaskenat e xhirimeve në Tiranë: Danny Glover u largua nga Shqipëria duke qarë

15:13 / October 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 10 03 at 14.24.14
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatmir Doga, regjisori i filmit “Prokurori”, i cili do të shfaqet në rrjetin e kinemave “Cineplexx” nga data 10 Tetor, ka treguar përshtypjet nga xhirimet e serialit në Tiranë. Në një intervistë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai shprehet se vetë natyra dhe historia e shqiptarëve është shumë kinematografike.

“Ne shqiptarët, qoftë dashurinë, qoftë urrejtjen, e kemi në ekstrem sepse jemi shumë emocionalë. Nuk e di nëse mund të ketë një popull në botë, që ka kaq shumë histori sa ne! Dhe kjo është shumë kinematografike. Gjithë këto ngjarje janë skalitur në ADN-në jonë”, tha ai. Xhirimet e filmit në Shqipëri janë bërë edhe me pjesëmarrjen e veçantë të aktorit të njohur amerikan, Danny Glover, i cili luan rolin e ambasadorit amerikan në Tiranë.

Doga shprehet se Glover është larguar nga Shqipëria me përshtypjet më të mira. “Ai erdhi këtu shumë skeptik, pasi nuk dinte shume për vendin, nuk dinte thuajse asgjë. Di të them këtë që, në aeroport iku duke qarë. U ndje shumë mirë këtu dhe tha: Këtë dashuri vetëm mamaja ime ma ka dhënë”, rrëfeu regjisori.

Episodi i parë i serialit vjen në kinematë e Tiranës nga data 10 Tetor, me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj. Subjekti i filmit i zhanrit aksion/dramë e merr spunton nga ngjarje të përditshmërisë tonë, me fokus në reformën në drejtësi dhe luftën e një prokurori të ndershëm për t’u përballur me krimin e organizuar dhe politikanë të korruptuar.

Danny Glover
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.