Ndryshimet në Kodin Zgjedhor për shtyrjen e afatit të regjistrimit në KQZ dhe pagesën e Postës duhet të miratohen sa më shpejt, në rast të kundërt sipas Ilirian Celibashit do të jenë të padobishme. Në të njëjtën linjë me PS edhe institucioni i KQZ-së ja bëri të qartë PD-së për propozimin e saj. Aplikacioni për regjistrimin e emigrantëve nuk funksion për dokumente biometrike të huaja.
“PER është ndërtuar për të identifikuar vetëm ID shqiptare”, tha Celibashi. Numri i lartë i refuzimeve të kërkesave të diasporës ka detyruar KQZ-së që t’i kërkojë Kuvendit që t’i jepet mundësi shqiptarëve për ta ankimuar online pa përfunduar procesi i regjistrimit. Ndërsa për 30 ditët e ardhshme, KQZ-ja ka vendosur të lehtësojë procesin e regjistrimit, duke i dhënë mundësinë që të regjistrohet e gjithë familja me të njëjtën adresë, duke ngarkuar dokumentin që vërteton adresën si dhe një dokument shtesë.
“Në këtë rast personi duhet të ngarkojsë bashku me dokumentin që vërteton adresën me të edhe një nga dokumentet si: certifikatë familjare, certifikatë personale, një nga dokumentet shqiptare të identitetit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës, ose një deklaratë një deklaratë në format zyrtar”.
Kjo e drejtë u jepet edhe personave që nuk janë pjesë ë të njëjtës familje, por jetojnë në të njëjtën adresë, duke ngarkuar dokumentin e adresën dhe tjetër vërtetim shtesë. “Një deklaratë të vërtetuar nga një autoritet zyrtar sipas të cilës pranohet se edhe personi tjetër banon në të njëjtën adresë me të, ose një dokument shqiptar të identitetit të personit në emër të të cilit është dokumenti i adresës shoqëruar me një deklaratë të thjeshtë me shkrim të këtij të fundit”.
Celiasbhi jep garanci që të dhënat personale të diasporës të ngarkuara në PER nuk janë vendosur në dispozicion të asnjë pale politike. Pretendimet politike ai i cilëson të pabazuar në fakte. “Pse duhet të bëhemi vasal të dikujt. Të dhënat personale që disponohen nga PER nuk janë shpërndarë asnjë pale të tretë”. Duke marrë shkas edhe nga këto pamje të shpërndara nga vetë PS kur persona të caktuar plotësojnë aplikimin e emigrantëve, Celibashi ka një thirrje për partitë politike. “Mos ta bëjnë ata regjistrimin. Marrja e të dhënave është vepër penale”.