Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rekomandim i Kuvendit/ AMA- AKEP, marrëveshje bashkëpunimi

13:04 / November 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
foto 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare nënshkruan nё datёn 03.11.2021, Memorandumin e Bashkëpunimit me qëllim garantimin dhe mbështetjen operacionale, teknike dhe ligjore në fushat me interes të përbashkët për të dyja palët.

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi u shpreh se ky memorandum është shprehje e vullnetit të përbashkët, për të diskutuar dhe adresuar të gjitha problematikat me të cilat hasen dy institucionet tona.

Krasniqi e vlerësoi tejet të rëndësishëm këtë moment pasi ky memorandum bashkëpunimi është edhe një nga rekomandimet e Kuvendit tё RSH për autoritetin.

Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Tomi Frashëri nënvizoi rëndësinë e këtij memorandumi dhe bashkëpunimin në ato fusha ku dy institucionet kanë pikëtakim në funksion të interesit më të lartë publik.

Përmes këtij memorandumi, institucionet angazhohen të bashkëpunojnë për realizimin dhe zbatimin e tij, në një mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase por edhe për realizimin sa më cilësor të qëllimit të tij.

Të dy institucionet gjithashtu do të bashkëpunojnë për:

  • lirimin e brezit 700 MHz (të ashtuquajtur DD2), nga AMA dhe marrjen në administrim të këtij brezi nga AKEP, duke shkuar drejt respektimit të afateve të vendosura nga BE dhe ITU;
  • ngritjen e një TASK-FORCE me përfaqësues të përbashkët nga të dy institucionet me qëllim luftën kundër paligjshmërisë në transmetimet pa të drejta autori përmes rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe zhvillimin e veprimtarisë vetëm nga subjekte të licencuara/autorizuara nga autoritetet rregullatorë;
  • ngritjen e një grupi të përbashkët, i cili do të ndjekë në vijueshmëri problemet e interferencave të shkaktuara nga subjekte, veprimtaria e të cilëve përfshihet në fushën e veprimit të këtyre institucioneve si dhe interferencave që raportohen nga autoritetet rregullatore të vendeve fqinjë;
  • krijimin e një inventari të unifikuar të frekuencave bazuar në detyrimet ligjore të përcaktuara për të dy institucionet lidhur me “Miratimin e programit shumëvjeçar për politikën spektrale dhe të planit të veprimit” si dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Regjisori Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës

22:43 / October 1, 2026

Videot intime në rrjet, gazetari Harlicaj: Viktimat po trajtohen me qetësues, të përfshirë edhe biznesmenë

21:55 / October 1, 2026

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.