Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rekomandimet e institucioneve të pavarura/ Spiropali: Me rëndësi krijimi i rrjetit të koordinatorëve

12:21 / May 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6a218378 14c3 40b7 9767 c38994d16262
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali vlerësoi sot krijimin e rrjetit të koordinatorëve të dedikuar me përfaqësues nga çdo ministri, që ndjek dhe raporton në mënyrë të posaçme mbi ecurinë e zbatueshmërisë së rekomandimeve dhe vendimeve të institucioneve të pavarura.

Në një mbledhje online me përfaqësues të institucioneve të pavarura të drejtuar nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrja Spiropali ndau gjetjet e raportimit të kryer nga ministritë për periudhën janar-tetor 2019 mbi ecurinë e zbatueshmërisë së rekomandimeve dhe vendimeve të dhëna nga institucionet e pavarura.

Ajo theksoi se “një nga objektivat kryesorë në mekanizmin e një raportimi sa më të saktë ka të bëjë me krijimin e rrjetit të koordinatorëve”.

“Në lidhje me sa më sipër, jam e lumtur të ndaj me ju krijimin e këtij rrjeti koordinatorësh. Ka qenë një betejë jo e lehtë për shkak të një situate të trashëguar të raporteve mes ekzekutivit dhe institucioneve të pavarura, por mund të them se ky bashkëpunim ka shkuar drejt realizimit të këtij objektivi. Sot që flasim ekziston një listë me persona me të cilët ne koordinohemi në mënyrë periodike për kërkesën për raportim. Deri tani janë evidentuar jo pak vështirësi, por angazhimi ynë dhe i imi si ministre, do të jetë ezaurimi në kohë sa më të shkurtër i të gjithë problematikës së hasur”, tha Spiropali.

Ministrja siguroi se angazhimi i saj do të jetë i shtuar në lidhje me fuqizimin e rrjetit të koordinatorëve që ende shfaq disa mangësi.

Ajo përgëzoi Kuvendin për punën e bërë për ngritjen e platformës ndërinstitucionale online, e cila bën të mundur monitorimin e rekomandimeve nga ekzekutivi dhe agjencitë e varësisë.

“Edhe pse disa hapa të rëndësishëm janë ndërmarrë, platforma duhet të përditësohet, siç u përmend edh nga Kryetari i Kuvendit sa më parë, por më shumë punë duhet bërë nga ana e ministrive për ndjekjen me rigorozitet të gjithë informacioneve. Ne jemi të angazhuar ta plotësojmë me rigorozitet këtë mungesë”, tha Spiropali.

Ajo inkurajoi në punën e tyre edhe institucionet e reja të drejtësisë si dhe Prokurorin e Përgjithshëm, ndërsa shprehu angazhimin e Ministrisë së Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin për bashkëpunim.

“Inkurajoj institucionet e pavarura që të rrisin bashkëpunimin dhe detyrimin që kanë kundrejt ekzekutivit për zbatueshmërinë e vendimeve apo çdo lloj shqetësimi që mund të kenë për realizimin sa më me efikasitet të punës së tyre”, tha ajo.

https://www.facebook.com/espiropali/videos/1071508509916433/?v=1071508509916433

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.