Për javën e dytë vazhdon në Amerikë furia me filmin “Barbie” që u shfaq në kinema pak kohë më parë.
Fundjavën e kaluar, filmi i Greta Gerwig me Margot Robbie dhe Ryan Gosling fitoi 93 milionë dollarë në kinematë e Amerikës së Veriut.
Pavarësisht se nuk ishte fundjava e parë, por e dytë që shfaqi premierën e “Barbie”, turma njerëzish u dyndën drejt kinemasë për të parë “universin rozë të kukullës së famshme”.
Box Office: ‘Barbie’ Dances to $775M Globally, Days Away from Joining Billion-Dollar Club https://t.co/AgauYKaAWO
— The Hollywood Reporter (@THR) July 30, 2023
