Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rekord infektimesh, Franca dhe Gjermania klasifikohen si zonë me rrezikshmëri të lartë

10:00 / December 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Franca klasifikohet nga Gjermania si një zonë me rrezikshmëri të lartë. Numri i infektimeve të reja me Corona të regjistruara atje brenda një dite ka kaluar shifrën prej 100,000 për herë të parë.

Saktësisht 104.611 raste të reja të infektimeve me virusin Corona janë regjistruar në Francë brenda vetëm 24 orësh në fundjavë – që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, njoftuan autoritetet franceze. Një rekord i ri infektimeve u regjistrua për të tretën ditë radhazi.

Me 4 dhjetor në Francë janë raportuar më shumë se 50.000 infeksione të reja për herë të parë. Brenda tre javësh ky numër është dyfishuar.

Përhapja e Omikronit

Incidenca shtatë ditore mbarëkombëtare tani është rreth 700.Sa për krahasim: Në Gjermani, numri i infeksioneve të reja për 100.000 banorë brenda një jave të dielën në mëngjes ishte rreth 220 – megjithëse shkalla e vaksinimit në Gjermani është më e ulët sesa në Francë.

Franca tashmë po përjeton valën e pestë të Coronës, varianti më ngjitës Omikron po përhapet në Francë, sikur edhe në shumë vende të tjera evropiane gjithnjë e më shumë. Presidenti Emmanuel Macron caktoi një video-konferencë të këshillit kombëtar të krizës Corona për të hënën. Më pas kabineti i tij mban një mbledhje të jashtëzakonshme.

Certifikatat e vaksinimit

Për shkak të rritjes së fundit drastike të numrit të të infektuarve me virusin Corona, qeveria në Paris do të shtrëngojë shpejt rregullat e aksesit për restorantet dhe manifestimet kulturore, për shembull. Aktualisht atje është ende në fuqi “3G”, që do të thotë se në restorante e manifestime kulturore mund të shkojnë të gjithë ata që janë të vaksinuar, shëruar në gjashtë muajt e fundit apo testuar. Ndërsa provat për këto dëshmi shënohen në libreza shëndetësie. Në të ardhmen, vetëm një test negativ i Coronës nuk do të mjaftojë më për të marrë pjesë në jetën publike në Francë. Ashtu si në Gjermani, vetëm personat që janë vaksinuar plotësisht ose personat e shëruar – pra grupi i ashtuquajtur “2G” – do të kenë akses në shumë vende./DW

FRANCA Gjermania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.