Një rekord rastesh të reja është shënuar në 24 orët e fundit, ku janë konstatuar 41 të prekur me COVID-19.
Teksa pritet të dalë deklarata zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se Tirana kryeson me 21 raste të reja, e ndjekur nga Shkodra me 9, dy në Berat, tre në Krujë, katër në Durrës, dy në Lushnje dhe një në Pukë.
Një ditë më parë u konfirmuan 36 raste të reja me koronavirus ndërsa ekspertët bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangnin çdo lloj grumbullimi.
Ndërkohë shqetësuese është rritja e numrit të të shtruarve në spital, ku një ditë më parë u raportua se ishin 41.
Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet këtë të mërkurë në orën 15.00 për të vendosur nëse duhet të ketë masa të reja apo do të vijohet me hapjen totale të vendit.
