Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rekord shifrash, Policia e Shtetit: I kemi emrat e të infektuarve, shtohen kontrollet e rrepta

12:58 / June 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia kokorona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit, nisur dhe nga shtimi i numrit të të infektuarve me koronavisur bën të ditur se ka ashpërsuar kontrollet për të parandaluar përhapjen e virusit. Në një deklaratë për mediat thuhet se “Policia e Shtetit disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e të infektuarve me COVID-19, të cilat iu vihen në dispozicion të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë”.

Në bazë të listave përkatëse, kanë telefonuar dhe kanë kontaktuar me secilin prej këtyre personave dhe u kanë kërkuar në mënyrë të prerë të mos dalin nga banesa, duke iu bërë me dije sanksionet ligjore të parashikuara në Aktin Normativ, në rast të shkeljes së vetëkarantinimit të detyrueshëm.

Kontrolle për zbatimin e masave janë kryer në terren si dhe për çdo tentativë për transportin publik, bën të ditur policia.

NJOFTIMI E PLOTE

Policia e Shtetit

Në vijim të punës së bërë nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit, që prej fillimit të pandemisë, si dhe nisur nga shtimi i rasteve të infektimit me COVID-19, pas heqjes së masave kufizuese, Policia e Shtetit ka intensifikuar masat, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dhënë porosi të gjitha shërbimeve policore në të gjithë vendin që të intensifikojnë masat për distancimin social, përdorimin e masave mbrojtëse dhe vetëkarantinimin e të infektuarve.

Policia e Shtetit disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e të infektuarve me COVID-19, të cilat iu vihen në dispozicion të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të listave përkatëse, kanë telefonuar dhe kanë kontaktuar me secilin prej këtyre personave dhe u kanë kërkuar në mënyrë të prerë të mos dalin nga banesa, duke iu bërë me dije sanksionet ligjore të parashikuara në Aktin Normativ, në rast të shkeljes së vetëkarantinimit të detyrueshëm.

Gjithashtu, krahas kontrollit të pandërprerë të personave të vetëkarantinuar, strukturat e Policisë vijojnë punën në terren, në bashkëpunim me Task Forcën, për monitorimin dhe kontrollin e çdo subjekti, institucioni apo njësie tregtare, për zbatimin e protokolleve të sigurisë të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Njëkohësisht, ka vijuar kontrolli i pandërprerë për ndalimin e tentativave për transport publik, në shkelje të Aktit Normativ.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar me rigorozitet vetëkarantinimin, distancimin social, përdorimin e maskave dhe dorezave në ambiente publike apo njësi tregtare, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.