Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rektori i Universitetit të Mjekësisë: Jemi në prag të një situate kritike, shëndetësia do kalojë sfidën më të madhe në histori

18:07 / November 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arben Gjata 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë thotë se vendi është në prag të një situatë kritike dhe se periudha e tre muajve të ardhshme do të jetë sfida më e madhe që sistemi shëndetësor shqiptar ka kaluar ndonjëherë që prej krijimit.

“Besoj se jemi në prag të një situatë kritike ku kemi një rritje të lartë të numrave dhe nuk është se nuk e prisnim. Këto tre muaj do të jetën sfida më e madhe që ka kaluar ndonjëherë shëndetësia shqiptare ndoshta që në periudhat e hershme të krijimit të saj.

Kërkon angazhim maksimal dhe solidaritet të stafit mjekësor. Besoj se qoftë mjekët dhe infermierët do të jenë të gatshëm që t’i bashkohen kësaj sfide pasi është sfida më e madhe që ka pasur ndonjëherë mjekësia shqiptare. Aleatët më të mëdhenj mund të jenë vetëm qytetarët shqiptarë”, tha z. Gjata.

Profesor Gjatë në një intervistë për Euronews Albania theksoi se, strategjia e përgatitur për përballimin e kësaj situate parashikon ngritjen deri në 1 600 shtretër për pacientë me COVID-19.

“Është përgatitur që para disa muajsh strategjia për kalimin e këtij dimri. Spitali covid-4 është në gjendje pune dhe mund të hapen 4 spitale rajonale që po pajisen për të trajtuar pacientë me covid. Nëse kalohen kapacitet parashikohet që të hapen dhe spitale të tjera rajonale dhe bashkiake. Numri i shtretërve parashikon të jetë 1 600 në total në të gjithë republikën”, theksoi rektori i Universitetit të Mjekësisë.

Sipas doktor Gjatës kur këto kapacitetet të ezaurohen është momenti që të ndizet drita e kuqe për mbyllje të vendit. “Në një moment nëse ndizet drita e kuqe e kolapsit të shëndetësisë mund të kemi lockdoën total”, shtoi ai.

Z. Gjata tha se, studentët e viteve të fundit mund të japin kontributin e tyre duke shërbyer në pavionë ku nuk po trajtohen pacientë me COVID-19 për të lehtësuar sistemin shëndetësor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.