Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rektori i Universitetit të Tiranës zbulon kur do të fillojë viti i ri akademik. Hoxha: Leksionet do të zhvillohen…

15:35 / September 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5f68a935f1391
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në javën e parë të nëntorit do të nisë procesi akademik në universitetin e Tiranës. Kështu ka deklaruar rektori i Universitetit të Tiranës, profesor Artan Hoxha.

“Për shkak të pandemisë, ka kaluar afati ligjor i tij, por ne po përgatitemi për fillimin e vitit të ri akademik, që do të jetë nga java e parë e nëntorit, sipas përcaktimit të Minstrisë së Arsimit.Përgatitjet për mirëpritjen e studentëve dhe ecurinë e mësimit kane filluar teksa ndiqet me vëmendje ecuria e Covid-19. Universiteti i Tiranës ka vendosur të kombinojë mësimin në klasa me atë online.’

Rektori thotë se specialistët janë duke krijuar platformen online për të gjithë studentët dhe pedagogët e Universitetit te Tiranës. Leksionet online do të kombinohen me mësimin fizik, por me pak studentë do të ndjekin seminaret dhe praktikat mësimore në auditore.

“Ne do përpiqemi maksimalisht të përdorim auditorin dhe ta kombinojmë me leksione online, për këtë po përgatitemi, që të kemi një platforme online të universitetit, të mos përdorim më programe të ndryshme, po trajnojmë IT dhe do bëjmë të mundur që UT,fillimin e vitit të ri ta ketë në një platformë lehtësisht te përdormshme për pedagogë.

I pyetur për ecurinë e regjistrimeve rektori i Universitetit të Tiranës bën me dije se mesatarja 7.5 në degët e mësuesisë po rrezikon mbylljen e disa degëve tek fakulteti i gjuhëve të huaja.

Nuk ka diferenca të mëdha krahasuar me regjistrimet e një viti më parë, por ajo që shqetëson rektorin është fakti që rusishtja ka të regjistruar vetëm një student ndërsa greqishtja vetëm tre deri më sot.

Pavarësisht shifrave dekurajuese, rektori Hoxha shpreson se këto degë do ia dalin të qëndrojnë hapur pasi do të ketë regjistrime në raundet në vijim.

Rektori i UT Artan Hoxha thekson deri më sot nuk janë raportuar studentë apo pedagogë të infektuar me Covid brenda Universitetit të Tiranës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.