Stili i jetës na detyron të adoptohemi me shoqërinë aktuale që shpesh është stresuese. As që mendojmë se si trupi, mendimet dhe emocionet tona kanë nevojë për të rimarrë energji. Jo të gjithë arrijmë të relaksohemi në të njëjtën mënyrë, ka njerëz që kanë nevojë të jenë në lëvzije, e të tjerë që pëlqejnë të kundërtën. Në bazë të shenjës tuaj të zodiakut yjet ju tregojnë mënyrën më t ëmirë për të pushuar. Të lexosh horoskopin është një frymëzim.
DASHI– Je një person aktiv dhe dinamik: sigurisht që nuk relaksohesh i kyçur në shtëpi, shtrirë në divan duke parë një film. Për tu duhet aksion! Mënyra më e mirë për t’u relaksuar për këtë shenjë është e lidhur me sportin. Vrap, palestër, etj.m të ndihmon të shkarkosh gjithë energjinë e të lirosh mendjen nga mendimet që të torturojnë. Për tu qetësuar siç duhet, duhet të shmangësh udhëtimet me shoqërinë.
DEMI– Në pamje të parë të jep përshtypjen e një njeriu të qetë dhe të relaksuar, por jo të gjithë e dinë që kur jeni të stresuar bëheni një bishë e vërtetë. Sekreti juaj për të qëndruar të qetë është të zbatoni një strategji pushimi dhe kur nuk ju duhet, por për kënaqësinë e trupit tuaj. Një masazh në një qendër estetike është zgjidhja më e mirë për ju për të lehtësuar çdo tension të trupit. Për rehatinë tuaj mos u shqetësoni për kostot!
BINJAKËT– Sigurisht që nuk je person që relaksohet lehtësisht dhe madje ndonjëherë i ndaloni dhe njerëzit afër jush. Wshtë si të ndjeni nevojën e vazhdueshme për të biseduar apo për të qenë në lëvizje. Ka momente ama kur ke nevojën të ndalesh. Atëherë çfarë duhet të bësh? Sigurisht të lexoni! Mendja juaj mund t’ju mbajë kështu të impenjuar dhe mendimet tuaja do ti lënë hapësirë kuriozitetit dhe fantazisë, që tek ju funksionojnë si relaksues.
GAFORRJA-Nëse do të kishe në dispozicion një llampë magjike sigurisht që dëshirat e tuaja do të ishin ato të relaksoheshe vazhdimisht dhe në mënyrë komode, në shtëpinë tënde, në divanin tënd, me pizhamat e tya të preferuara dhe pantofla, në shoqërinë e familjarëve tuaj, dhe nëse keni fëmijë, më mirë akoma për ju. Në këtë kuadrat magjik shtojmë ushqimet tuaja të preferuara dhe serialin televiziv që e pëlqen kaq shumë. Ky është përkufizimi juaj i relaksit.
LUANI– Natyra jote e egër të çon shpesh në një stil jete mjaft stresuese. Nuk tërhiqesh kurrë para eksperiencave që mund të të japin emocione intensive dhe të paharrueshme. Por kur energjitë mbarojnë ke nevojën të gjesh një mënyrë për tu relaksuar dhe ideale do të ishte një shëtitje e gjatë në mes të natyrës, akoma më mirë në pyje. Të thishësh ajër të pastër, të jep mundësinë të hysh në kontakt me pjesën tënde më të thellë.
VIRGJERESHA-Planeti juaj është Mërkuri dhe ju, ashtu si Binjakët, keni nevojë të jeni vazhdimisht në lëvizje. Ndryshe nga shenjat e tjera, ama, ke karakteristikën e çuditshme të relaksimit duke bërë punët e shtëpisë, duke hequr pluhurat nga çdo kënd. Në rastin tënd në fakt, është mendja ajo që kërkon qetësi dhe jo trupi. Një tjetër mënyrë e domosdoshme mund të jetë edhe qëndisja apo punë të vogla rrobaqepësie.
PESHORJA– Stili juaj i jetës është shumë i bezdisshëm. Je një kafshë sociale dhe nuk arrin tu thuash jo ftesave që merr për të dalë jashtë në qytet. Ccfarëdo moshe të kesh, nuk do të arrije kurrë të rije shumë e mbyllur në shtëpi, vetëm nëse është në televizor ndonjë film i juaj i preferuar. Mënyra më e mirë për tu relaksuar, pas një dite intensive është sigurisht një dush i ngrohtë dhe i parfumosur.
AKREPI– Një person neurotik si ju duhet të ketë një fletore ku të shkruajë strategji të ndryshme se si të relaksohet dhe të gjejë qetësinë në çfarëdo lloj fjalë. Kështu do të përfitonit dhe ju dhe njerëzit me të cilët keni të bëni gjatë ditës. Mënyra më e mirë për të mposhtur zemërimin dhe për të qetësuar trupin është ajo e një nate të gjatë me partnerin tuaj, do ishte mirë dhe gajtë ditës apo në mëngjes, për të mos u zgjuar me humorin tënd të zakonshëm të keq.
SHIGJETARI– Meqenëse i përkisni shenjës së zjarrit, keni zakon të vendosni pasion dhe entuziazëm në çdo gjë që bëni. Zakonisht jeni njeri sportiv, me një rezistencë të madhe fizike, por vjen një moment kur dhe ju konsumoni energjitë tuaja dhe keni nevojë tëi rigjeneroheni. Në këtë moment ndërhyn ana juaj shpirtërore. Mënyra më e mirë që njeh për tu relaksuar është sigurisht një meditim i gjatë.
BRICJAPI-Të gjithë e dinë që jeni një person mjaft i lidhur me punën dhe karrierën tuaj. Kaloni në zyrë më shumë orë se sa të lejon kontrata, dhe nëse keni një profesion të lirë shumë shpesh as nuk hani apo bëni ndonjë pushim të vogël. Mënyra më e mirë që njeh për tu relaksuar është sigurisht ajo e llogarive të parave. Vetëm siguria e një stabiliteti ekonomik dhe material në fakt, të bën të flesh më e qetë. Po sikur të pushoh pak?
UJORI– Për të pushuar apo për të fjetur janë humbje kohe për ju dhe kështu kërkoni të mbani ditën e të zënë duke iu dedikuar shumë hobeve tuaja në mjedise të ndryshme. Sigurisht ndodh shpesh që në fund të ditës të keni një lodhje të madhe dhe kërkoni pak relaks. Çfarë duhet të bëni? Këndoni me entuziazëm të madh në dush apo në makinë për të larguar gjumin teksa shkoni në shtëpi. Dikush mendon se vini nga një tjetër planet.
PESHQIT– Keni famën se jeni një shenjë që ankoheni shumë dhe që shpesh ju pëlqen të luani rolin e viktimës në mënyrë që të tërhiqni vëmendjen apo të dëgjoni fjalë mbështetëse nga ata që ju rrethojnë. Një nga mënyrat që sugjerohet për relaksin tuaj, nisur dhe nga shenja, është sigurisht noti. Nuk ka rëndësi nëse jeni në pishinë apo në det, uji të rigjeneron tërësisht.
