Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli është shprehur i pakënaqur për masat e qeverisë për shkak të emergjencës Covid-19.
Duke qenë se zotëron një restorant, ai kërkon që të hapet orari i lëvizjes.
Kjo për arsye se orari i lejuar është i papërshtatshëm pasi askush nuk viziton restorantet apo lokalet në një orar të tillë.
Renato ka publikuar një shkrim në llogarinë e tij në Instagram, madje duke ironizuar me faktin që në restorant do të shkelin vetëm fantazmat e koronavirusit.
“Hapni restorantet mo me orar të plotë se po lini nam! Kush do shkeli deri në orën 17:30? Apo fantazmat e koronavirusit?”- shkruan shefi i kuzhinës në postim