Kosova po kalon një moment fantastik duke arritur të marrë fitore të rëndësishme dhe vetëm Anglia, ishte ajo që i prishi rekordin prej 15 ndeshjesh pa humbje. Skuadra Dardane ka arritur të kthehet në pretendentin kryesor për të siguruar një vend në Europianin e ardhshëm.
Këto paraqitje, e shohin Kosovën të vazhdojë ngjitjen e saj në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Sot është publikuar renditja e re dhe Kosova ka arritur të ngjitet në vendin e 119 në klasifikim, ngjitje rekord kjo për ta. Vetë FIFA, e ka hapur lajmin mëngjesin e sotëm me ngjitjen rekord të Kosovës që vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare.
Ndërkohë, Shqipëria nuk ka lëvizur nga vendi duke qenë se u mund nga Franca dhe fitoi përballë Islandës. Skuadra kuqezi renditet në vendin e 64 në klasifikim, renditje kjo që e kishte edhe muajin e kaluar. Në tetor, Shqipëria ka të tjera ndeshje ku fillimisht përballet me Turqinë dhe më pas me Moldavinë.