Sherri për pronat ka përfshirë një tjetër familje në Xibër të Klosit, këtë të martë, ku vëllezërit pas një konflikti kanë nxjerrë armët. Pas informacioneve paraprake për vrasje, konfirmohet se viktimë kanë mbetur babë e bir, pasi vëllai ka qëlluar me armë vëllain dhe nipin. Në fund autori ka vrarë edhe veten.
Kujtim Dakuci dhe i biri i tij Gerti Dakuci, 17 vjec, kanë ndërruar jetë. Trupat e tyre ndodhen u transportuan në morgun e spitalit të qytetit të Burrelit.
Sakaq, policia është vënë në ndjekje të autorit, Sali Dakuci.
Dy vëllezërit, për shkak të një konflikti pronësie, prej vitesh nuk flisnin dhe nuk kishin hyrje e dalje në familjet e njëri-tjetrit.
Klos/ Informacion paraprak
Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë kushëririn e parë, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.