Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Bëhet me dije se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Kasharit.
Si pasojë e përplasjes, është rënduar trafiku në autostradën Tiranë-Durrës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e përplasjes mes dy automjeteve.
