Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rënia e euros, Sali Berisha gjen shkakun: U favorizua nga qeveria, tregues i narko-shtet

12:09 / August 9, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 32
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot 1 euro këmbehet me 103.65 lekë, duke fituar 0.03 pikë në 24 orët e fundit.

Për rënien e monedhës euro, ish-kryeministri Sali Berisha ka gjetur shkakun dhe fajëson qeverinë. Teksa tha se vendi është në një situatë dramatike, për të ky është një tregues shumë i qartë se Shqipëria është një narkoshtet.

“Situata është dramatike, qeveria me veprimet e saj ka favorizuar këtë fenomen, me kredi që merr në euro, me mbajtjen e investimeve, pra është krijuar një raport shkatërrues për ekonominë, dëshmi më flagrante e narko shtetit. Kjo që ne shohim sot, kjo është shfaqja më e sigurt e narkoshtetit shqiptar. Gjithçka në funksion të grupeve kriminale, kjo është vetëm maja e ajsbergut. Kjo është narkoeuro”, tha Berisha.

Në konferencën për mediat, ai tha se nga kjo rënie e pësojnë familjet shqiptare dhe përfitojnë trafikantët e drogës. Në këto kushte, sipas Berishës asnjë veprim i Bankës së Shqipërisë, nuk është i vlefshëm.

“Banka nuk mund të përballet me këtë përbindësh që është narko euro, ajo e shuan bankën, të gjitha kursimet e qytetarëve në euro janë vlerësuar në mënyrë dramatike”, përfundoi Berisha.

Berisha Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherr në ‘beach bar’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë, ndërhyn policia

11:42 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Zjarret në vend/ 43 vatra zjarri në 24 orë në vend, 11 mbeten aktive/ Mbrojtja: FA dhe zjarrfikësit në terren

11:27 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.