Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reperi 20-vjeçar nga Puka tërbon anglezët: Udhëzime si të shkoni ilegalisht në Britani

10:55 / December 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një shkrim të publikuar nga media britanike Daily Mail i bëhet jehonë dhe gjithashtu ngrihen këmbanat e alarmit mbi kalimin ilegal në Britani.

Protagonist i këtij shkrimi është një i ri nga Puka, Dijonis Biba, 20 vjeç, te cilin mediat britanike e cilësojnë si një reper të njohur por qe për publikun shqiptar njihet më shume si djali Instagramit, që ka lidhje me femra të showbizit.

Duke pozuar pranë makinave të shtrenjta me veshje firmato, Biba padyshim që nuk e ka problem të shfaq stilin e tij të jetës.

Por mburrjet e tij nuk ndalen këtu, pasi pak kohë më parë në një lidhje live në Instagram, që më pas u ripublikua në Youtube, Biba shpjegon sesi mund të kalosh ilegalisht në Britani apo të kërkosh azil.

Biba iu shpjegon ndjekësve të tij me aplikacionin Google Map në dorë rrugën që duhet ndjekin për të kaluar në Britani.

Video e cila u bë virale duke u parë më shumë se 100,000 herë, përfshin këshilla për përdorimin e ID të rreme, aeroporte ku këto dokumente false nuk do të zbulohen dhe kërkimin e azilit.

Itinerari përfshinte një udhëtim nga Shqipëria në Barcelonë, dhe prej andej me autobus për në një aeroport të vogël spanjoll, të cilin Daily Mail zgjodhi të mos e përmendte.

Siç thotë Biba në videon e tij, “ky aeroport nuk përdoret nga shumë njerëz për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar”.

Në klip, reperi jep udhëzime të hollësishme:

“Blini biletën tuaj në internet dhe merrni një taksi për në aeroport. Ecni ngadalë ndërsa i afroheni portës dhe përdorni kodin e shiritit të biletave në telefonin tuaj.

Pastaj vazhdo te skaneri. Pastaj arrini në pikën më të rëndësishme, ku duhet të tregoni identitetin tuaj.

Buzëqesh si një italian. Në këtë aeroport, identiteti juaj do të duket i vërtetë, edhe pse do të jetë i rremë”.

Në një video nga shtatori i vitit të kaluar, e cila është parë gjithashtu mijëra herë, i riu shqiptar përshkruan se si mund të përdoret Irlanda si një “derë e pasme” për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur dokumente të falsifikuara rumune:

“Ju nxirrni letra të rreme dhe shkoni nga Spanja në Dublin. Duke arritur atje kërkoni azil. Pastaj ju merrni një ID tjetër të rreme, e cila kushton 300 euro dhe fluturoni për në Londër.”

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga ndjekesit, Biba shpjegoi se ai ishte në Londër megjithëse po mendonte të kthehej në Francë.

Ai tha se e mori pasaportën e tij të rreme rumune nga një mik. Dhe kur një ndjekës e pyeti nëse rrezikonte të kapej, ai tha: “Nuk më intereson”.

Në fillim të këtij viti, Daily Mail zbuloi një trafikant shqiptar të qenieve njerëzore i cili po shfrytëzonte një rrugë ‘të lehtë’ për në Britani përmes Dublinit duke përdorur dokumente false.

Kledjan Kurtaj reklamoi me guxim rrugën e tij të paligjshme edhe në Facebook.

YouTube ka refuzuar të heqë videot, duke pretenduar se ato nuk shkelin politikat e faqes.

Ajo këmbënguli se klipet tregojnë përvojën e Bibës në hyrjen në një vend, por nuk ofrojnë shërbime apo informacione të hollësishme për të ndihmuar tranzitin dhe kalimin e kufirit.

Alp Mehmet, i Migration Watch UK, tha: “Kjo me të vërtetë është e tmerrshme. Tani është koha që kompanitë e mediave sociale të bashkëpunojnë në luftën kundër këtij kërcënimi sesa t’u japin kohë mashtruesve si Biba”.

  • biba
  • biba1
  • biba 1
  • biba2
  • biba 2
  • biba3
  • biba 3
  • bibi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.