Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Replika në Kuvend/ Tabakut-Ibrahimajt: Turp është të shkosh në burg për PPP, je bërë ministre pa kaluar asnjë shkallë në administratë

12:07 / May 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bandicam 2021 09 23 01 53 36 013
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dhe deputetja demokrate, Jorida Tabaku kanë shkëmbyer replika me njëra-tjetrën gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.

Në fjalën e saj, ministrja deklaroi se nuk e kuptonte se përse në Parlament quhet turp të bësh PPP, kur në të vërtetë ky është një proces i përdorur në të gjithë botë për të mbështetur investime që nuk përballohen nga buxheti i shtetit.

Ndërkaq, deputetja Tabaku i është përgjigjur menjëherë ministres duke i thënë se turp nuk është të bësh PPP, por të përfundosh në burg për PPP. Ajo ashpërsoi tonet me Ibrahimajn, duke theksuar se nuk mund ta quajë gënjeshtare dikush që nuk ka kaluar në asnjë shkallë adminiistrate por është bërë direkt ministre.

“Konstatoj që sa herë diskuton raporte të institucionet të pavarura që miratohen dhe votohen në parlament flitet për gjera që nuk kanë të bëjnë me raportet.

Raporti i konkurrencës nuk pasqyron çfarë ka ndodhur në vendin tone u tha
Inflacioni u rrit vetëm gjatë këtij vit. në janar me 3.7 përqind, më parë ishin nën pritshmëritë të Bankës së Shqipërisë. U tha se shteti nuk ka ndërhyrë. Shteti që në mes të marsin mori vendimin për mbështetjen e shtresave në nevojë jo me normën inflacionit po me normen e inflacionit të ushqimeve. Gjysmë milion shqitarë u mbështetën dhe do të vijojnë të mbështeten edhe për një muaj…
PPP nuk është sharje, janë procese e procedura mekanizma të përdorura në të gjithë botë për të mbështetur investime që nuk përballohen nga buxheti i shtetit
Thuhet që qeveria bën porte dhe aeroporte. Është turp ta bësh këtë? Mendoj që jo, mendoj që investimet i shërbejnë Shqipërisë mirë”, deklaroi ministrja.

Jorida Tabaku: Gjithmonë me lehtësinë e papërballueshme të arrogancës përgjigjet ministrja që nuk ka kaluar nga shkallët e duhura të meritokracisë. Nuk është turp të bësh PPP por turp është që të arrestohesh për PPP-të apo si puna eatij tjetrit që mund të shkojë prej Check Up.

Tregu ka sot probleme më jetike dhe pres që AK të mos merret me tregun e Play Station 5 dhe jo me gjëra më të rëndësishme. Çmimet e produkteve janë rritur me kohë, janë rritur çmimet për miellin, për sheqerin, për naftën që nga shtatori por ju e keni mohuar dhe sot vini këtu dhe gënjeni.

I thashë ministres që jemi në një situatë stagflacioni dhe ministrja e mohonte ndërkohë që sot po flasim për këtë. Dhe e fundit, sot qeveria po bën biznes me krizën si spekulatore. Po bëjnë biznes në kurriz të qytetarëve shqiptare janë për bukën e gojës. Kur sot po rriten çmimet. Po ndajmë ne para për popullin shqiptar, a thua se janë paratë e tyre por harrojnë që janë paatë e buxhetit të shtetit. Në fund, ju kujtoj që të jeni pak më të qetë dhe më me edukatë kur përgjigjeni!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.