TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Kriset miqësia e ngushtë midis Noizy-t dhe Ylli Limanit?

00:00 / September 28, 2023

Vangjeli: Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si Albini

23:45 / September 27, 2023

Infermieri premton licencë, merr 2 mijë euro dhe ia mbath në Gjermani

23:38 / September 27, 2023

Kërkesat e opozitës për koncesionet në shëndetësi, mblidhet konferenca e kryetarëve

23:25 / September 27, 2023

Këto gabime që bëni gjithmonë pas darkës ndikojnë keq në shëndetin tuaj

23:14 / September 27, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Zgjedhja e Editorit

Reportazhi / Bazë e re e NATO-s në Shqipëri, prosperitet dhe vende pune

18:07 / January 22, 20194 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ngritja e bazës së re të NATO-s në Kuçovë duket se ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Media holandeze “trouw.nl”, i ka kushtuar një reportazh ngritje së kësaj baze në Shqipëri. Ajo shkruan se qytetarët e Kuçovës e shikojnë si mundësi për punësim dhe zhvillim krijimin e bazës së NATO-s.

Një shofer taksie Skënder Caushi 56-vjeç duket se e urrente të qëndruarit brenda makinës së tij  të vjetër tip Mercedes. Por nëse baza e NATO-s do të ngrihet në qytetin ku ai punon, pra në Kuçovë, duket se situata do ndryshojë. “Sigurisht që është mirë për Kuçovën,” thotë ai.

Më tej ai flet për termocentralin e madh të prishur, i cili dikur zhvilloi qytetin e vogël me 31,000 banorë. Ai u shkatërrua në vitet 1990 pas rënies së komunizmit, dhe vetëm një pjesë e fasadës dhe një oxhak qëndron në këmbë.

“Ushtarët e NATO-s së shpejti do të pinë kafe në qytet dhe do të hanë në restorantet shqiptare”, thotë Caushi. Tashmë në Kuçovë sipas tij  numri i të papunëve është shumë i madh. Ai kujton se: “Me ngritjen e bazës së NATO-s, jetesa këtu mund të përmirësohet”.

Ndryshk

Në aeroportin ushtarak të Kuçovës avionët e vjetër sovjetikë po shkatërrohen, por kryeministri Edi Rama njoftoi në verë se do të transformohet në një bazë ajrore supermoderne e cila do të jetë e para në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s që në vitin 2009. Aleanca konfirmon një investim prej 50 milionë eurosh, të cilat duhet ta bëjnë bazën të përshtatshme për çështje të tilla si; mbikëqyrja e hapësirës ajrore, furnizimi me karburant i avionëve dhe mbështetje logjistike për avionët. Më vonë, mund të ketë pajisje të stacionuara.

Zgjedhja për ngritjen e bazës ajrore në Kuçovë nuk është krejt e rastësishme. Qyteti ka një vendndodhje të favorshme gjeografike në një fushë të madhe dhe kushtet e motit janë pothuajse të favorshem për gjatë gjithë vitit. Kjo ishte edhe arsyeja pse regjimi i rreptë komunist në atë kohë ndërtoi bazën ajrore këtu me mbështetjen e Bashkimit Sovjetik. Ata vendosën dinamit nën tokë për të hedhur në erë çdo gjë, nëse baza përfundonte në duart e armikut. Kuçova u bë zonë ushtarake, u mbyll dhe zyrtarisht quhej “Stalingrad”.

Kjo zgjati deri në rënien e komunizmit. Rënia ndodhi dhe baza u shkatërrua pjesërisht dhe u plaçkit. Në vitin 2005 ushtria vendosi të ekspozonte avionë 224 MiG. Pjesa më e madhe u shit. 88 avionët e mbetur tani po ndryshken. Kopetë e deleve janë vizitorët e vetëm në ish- bazën ajore të regjimit komunist.

Në letër

“Forca ajrore shqiptare ekziston vetëm në letër. Vetëm duhet se kemi një Kushtetutë “, thotë Redion Qirjazi, hulumtues i mbrojtjes në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë. “Shpresa është që ardhja e bazës së NATO-s do të sigurojë një shtysë, por pak dihet se çka do të ndodhë saktësisht. Qeveria nuk është transparente me informacionet”.

Përveç vendndodhjes së favorshme gjeografike, ai gjithashtu përmend një arsye tjetër që syri i NATO-s ka rënë në Kuçovë: lidhjet jashtëzakonisht të mira midis SHBA-së dhe Shqipërisë  mund të mundësojnë që aleanca dhe Amerika të kenë raporte me të mira. “Në pranim, jo më pak se 95 për qind e shqiptarëve ishin pro. Ata nuk do kishin mundësi tjetër në rajon. Dhe le të jemi të sinqertë, nëse SHBA-ja dëshiron diçka brenda NATO-s, atëherë ndodh. Shqipëria gjithashtu përfiton nga kjo. “

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes thekson se rëndësi e kësaj baze është për të gjithë rajonin. “Ne mendojmë se prania e madhe e NATO-s sjell më shumë paqe, siguri dhe stabilitet. Duke i mbajtur larg ndërhyrësit që duan të mbjellin pasiguri, ndarje dhe tensione”.

Kur është pyetur se kujt po i referohet me këtë deklaratë, një zëdhënëse thotë se nuk ka ndonjë person apo shtet specifik të cilit i drejtohet.

Por ka indikacione të panumërta se Rusia po përpiqet gjithashtu të forcojë kontrollin e saj në Ballkanin Perëndimor. “Ky investim strategjik nga NATO do e dërgojnë ushtrinë tonë drejt një standardi të ri. Dhe pa dyshim ajo ofron mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe social të zonës rreth bazës”.

Majlinda Spahiu 53-vjeç kujton kohën kur ka punuar në bazën ajrore të Kuçovës. Rreth tridhjetë vjet më parë ajo punoi në bazën ajrore dhe vendoste pullat në gomat që prodhoheshin atje.

Ajo ngeli pa punë kur ra regjimi komunist . Tani ajo merret me skrap. “Punë të reja, por për kë? Për ushtarët e huaj? Apo për miqtë e politikanëve? “, pyet ajo.

Ajo nuk ka asnjë shpresë që baza ajrore do i ndihmojë. “Unë nuk mendoj se kjo ka rëndësi për ne. Kush e di për brezat e ardhshëm”./abcnews.al

AVION Kuçovë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ushqimet që nuk duhet t’i hani para se të udhëtoni me avion

20:54 / August 31, 2023

Gruaja lind në avion, pasagjerët i vijnë në ndihmë (VIDEO)

17:36 / August 26, 2023

Kush ishte stjuardesa që humbi jetën në avionin e Prigozhin

21:52 / August 24, 2023

Tragjedi/ Avioni rrëzohet në mes të autostradës, vdesin 10 persona

20:45 / August 17, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Megaoperacioni i policisë/ I arrestuari për 40 mijë Euro në Astir i tregoi policisë vrasjet e grupit të Laert Haxhiut

22:41 / September 27, 2023

Tjetër atentat në Malësi të Madhe, plagoset një person

22:34 / September 27, 2023

Karamuço flet për aplikacionin që bllokonte përgjimet në celular: “10% e abonentëve nga e gjithë bota ishin shqiptarë”

22:23 / September 27, 2023

Zbardhen 6 vrasje, megaoperacion në disa qytete të vendit

22:13 / September 27, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Kriset miqësia e ngushtë midis Noizy-t dhe Ylli Limanit?

00:00 / September 28, 2023

Vangjeli: Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si Albini

23:45 / September 27, 2023

Infermieri premton licencë, merr 2 mijë euro dhe ia mbath në Gjermani

23:38 / September 27, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.