Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Reshje shiu dhe shtrëngata, ja qytetet që rrezikohen nga përmbytjet nesër

21:46 / November 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reshje shiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tashmë reshjet e shiut i kanë zënë vendin diellit. Edhe dita e nesërme pritet të karakterizohet nga reshje intensive në disa qarqe të vendit.

Sipas asaj që publikon Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, nesër, e mërkurë, priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, intensive në qarkun Lezhë, ndërsa mesatare dhe të dobëta në qarqet e tjera.

Sipas IGJEUM, reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Gjithmonë sipas asaj që parashikon instituti në fjalë, nga llogaritjet hidrologjike, rezulton se përgjatë fundit të ditës së nesërme rritet rreziku për përmbytje vërshuese kryesisht në të gjithë pjesën perëndimore të vendit.

Ja parashikimi i IGJEUM – Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

RESHJET

Nesër (e mërkurë, dt.06) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, intensive në qarkun Lezhë, ndërsa mesatare dhe të dobëta në qarqet e tjera.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur diten e nesërme. Reshjet do të të shoqërohen me shtrëngata.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET:

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së nesërme (e mërkurë, dt.06) rritet rreziku për përmbytje vërshuese kryesisht në të gjithë pjesën perëndimore të vendit. Për arsye të këtij rreziku edhe përgjatë ditës (e enjte, dt.07) janë vendosur shenjat për probleme të mundëshme nga lumenjtë e vegjël ose zona urbane për (Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër).

Nesër (e mërkurë, dt.06) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET në pjesët e larta malore deri NË FUNDJAVË në varësi të sasisë së reshjeve të pritshme.

Për arsye të rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit për përmbytje për qarkun e Shkodrës, por që mund të hiqet në ditët në vijim nëse reshjet do të zvogëlohen.

Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve në të gjithë lumenjtë kryesorë por nuk ka paralajmërim për përmbytje lumore.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

TEMPERATURAT:

Nesër (e mërkurë, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 22 °C;

në vendet e ulëta: 14 / 23 °C;

në vendet malore: 10 / 17 °C

ERA:

Nesër (e mërkurë, dt.06) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.