Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se për shkak të reshjeve të borës të rëna gjatë natës me intensitet të ulët në veri dhe juglindje në rrugë janë shkaktuar dhe ngrica.
Sipas ARRSH po punohet me shpërndarjen e kripës dhe me mjete borëpastruese. Përsa i përket qarkullimit në rrugë rekomandohen zinxhirë në disa akse dhe duhet të rduktohet shpejtësia e të përdoren goma dimërore në disa rrugë të tjera.
NJOFTIMI
Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët 🌧në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, 🚜 ku është punuar me shpërnadrjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme🚖
📌Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave ❄️në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë.
⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë✔️