Reshjet e dendura të shiut dhe borës dhe ulja e temperaturave kanë sjellë probleme në disa akse rrugore në vend.
Sipas ARRSH-së, në akset kryesore kombëtare qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht. Përdorimi i zinxhirëve rekomandohet nga kilometri i 6 në të 13 në aksin rrugor që të çon në Dardhë.
INFORMACIONI I ARRSH
Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare
Gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin🌧, në veri ka pasur reshje bore me intensitet normal 🌨 është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës 🚜
👉Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.
Rënia e materialeve në segmentet: Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Fushë Arrëz-Kalimash, Mollas-Selitë është pastruar me mjete e punëtorë dhe kontraktorët janë në terren për të mbajtur situatën në kontroll.
⚠️Në rrëshqitjen e Surrelit ka filluar puna për evadimin e masivit të dherave për pastrimin e rrugës.
🚧Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 13 të qarkullohet me zinxhirë🚘
⚠️Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet.
